Aktualitet

Reshjet e shiut në Kukës, gurë në rrugë dhe mjegull në qytet

Problematike paraqitet situata në zonat e larta malore, ku reshjet shoqërohen me mjegull, duke ulur dukshmërinë për drejtuesit e mjeteve.

zh.ll
Reshjet e shiut në Kukës, gurë në rrugë dhe mjegull
kukes

KUKËS- Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë qarkun e Kukësit që prej pasdites së së enjtes dhe vijojnë edhe mëngjesin e sotëm, duke sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve në disa akse rrugore.

Problematike paraqitet situata në zonat e larta malore, ku reshjet shoqërohen me mjegull, duke ulur dukshmërinë për drejtuesit e mjeteve. Si pasojë e motit të keq, në disa akse rrugore nacionale është shënuar rënie gurësh dhe materialesh inerte, duke krijuar vështirësi për lëvizjen e automjeteve.

Prania e gurëve në rrugë është evidentuar në akset Valbonë, Fierzë–Bajram Curri, Qafë Morinë, Kam–Krumë, Kukës–Qafë Mali, si dhe në rrugët në drejtim të Shishtavecit dhe Bushtricës.

Megjithatë, deri më tani nuk raportohen rrugë të bllokuara./ZËRI

Poll

MOS HUMB