Aktualitet

Rëshqitje, shembje, çarje dhe izolime...Rrugë të bllokuara dhe me rrezik në gjithë vendin! LISTA nga jugu në veri

Nga jugu në veri, 20 segmente rrugore janë identifikuar si problematike, duke ngritur shqetësim për sigurinë e udhëtarëve.

zh.ll
Rëshqitje, shembje, çarje dhe izolime...Rrugë të bllokuara
foto ilustruese

TIRANË- Shqipëria po përballet ditët e fundit me situatë të vështirë në disa akse rrugore, ku shembjet e dherave dhe dëmtimet e infrastrukturës kanë krijuar rreziqe për qarkullimin. Nga jugu në veri, 20 segmente rrugore janë identifikuar si problematike, duke ngritur shqetësim për sigurinë e udhëtarëve. Disa prej akseve, ku rruga ka pësuar çarje, rrëshqitje ose bllokime të pjesshme, janë të bllokuara plotësisht edhe për qarkullimin e këmbësorëve.

Autoritetet dhe ARRSH (Autoriteti Rrugor Shqiptar) po vijojnë monitorimin e situatës dhe ndërhyrjet për stabilizimin e segmenteve të dëmtuara. Megjithatë, prej disa ditësh tashmë, situata mbetet kritike në segmentin Librazhd-Prrenjas për shkak të shembjes masive të rrugës në zonën e njohur si “Arrat e Gurrës”, duke shkaktuar izolim total të juglindjes së vendit. 

Banorët e zonave të prekura kanë mbetur të bllokuar, ndërsa transporti i furnizimeve dhe shërbimeve të emergjencës ka pësuar vështirësi të konsiderueshme.

Janë shembur, çarë ose rrezik për qarkullimin rrugët (nga jugu në veri):

1. Kuç-Qeparo

2. Dhërmi

3. Tuneli i Llogarasë

4. Buzë tunelit të Skërficës, Kardhiq

5. Vlorë

6. Vllahinë-Poçem

7. Ura e Selenicës

8. Korçë-Ersekë

9. Dardhë-Boboshticë

10. Qukës-Qafë Plloçë

11. Librazhd-Prrenjas

12. Auto-moto-parku Elbasan

13. Vorë

14. Zall Herr

15. Skarpata në Rrugën e Arbrit

16. Derjan-Macukull (Mat)

17. Unaza e Burrelit

18. Tuneli i Murrizit

19. Lurë-Peshkopi

20. Shëngjin-Velipojë

Sa i përket gjendjes kritike në aksin Librazhd-Prrenjas, kreu i ARRSH-së, Ami Kozeli njoftoi dje në një konferecë për mediat, ndërtimin e një rruge të re provizore në shtratin e Lumit Shkumbin. Megjithatë, Kozeli nuk ka dhënë një afat kohor se sa do të zgjasë ndërtimi i rrugës së re. Ai theksoi se fenomeni ka ndodhur si pasojë e marrjes së inerteve në lumin Shkumbin.

Ndërkohë, autoritetet pritet të vijojnë monitorimin dhe ndërhyrjet për stabilizimin e akseve të dëmtuara, me qëllim rikthimin e qarkullimit normal dhe garantimin e sigurisë për të gjithë përdoruesit e rrugës./ZËRI

Poll

MOS HUMB