Aktualitet

Resort në parkun Kombëtar të Butrintit? Kompania ka projektin, Tare: Bashkia Konispol nuk di gjë!

Një prej këtyre postimeve ka përfunduar në "duart" e studiuesit dhe eksperit të trashëgimisë kulturore, Auron Tare.

k.m.
Resort në parkun Kombëtar të Butrintit? Kompania ka projektin,
Enea Resort

KSAMIL- Në majën e malit të Milesë është projektuar ngritja e një resorti që do të quhet "Enea Resort". Teksa punimet ende nuk kanë nisur, reklama për ndërtimin është shpërndarë në rrjetet sociale nga vetë ndërtuesi. Një prej këtyre postimeve ka përfunduar në "duart" e studiuesit dhe eksperit të trashëgimisë kulturore, Auron Tare.

PLANI: 

Kështu, ky i fundit, ka ngritur shqetësimin se nga ana e kompanisë, po ndërhyhet dhe po ndërtohet në një zonë të shpallur pasuri botërore nga UNESCO. Kështu, duke nxjerrë edhe pamjet e projektit, Tare ngre pyetje nëse ndërtimi ka marrë miratimin nga autoritetet e shtetit, apo është thjeshtë një përpjekje për të marrë leje dhe kompania thjesht ka krijuar konceptin. 

"Sipas një postimi të një kompanie nga Kosova, të quajtur "Enea Resort", kanë filluar punimet për një hotel turistik në majën e malit Mile. Kjo zonë është pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, zonë e mbrojtur si dhe zonë e shpallur pasuri botërore e UNESCO. A është ky një projekt i miratuar nga autoritetet shtetërore apo një përpjekje për të marrë leje në këtë zonë? Nuk ka asnjë informacion zyrtar,"-shkruan Tare në postimin e tij. Por jo vetëm kaq! Gjithashtu shton se ka tentuar vetë personalisht që të kërkojë informacion nga Bashkia e Konispolit për të mësuar nëse ka lëshuar leje ndërtimi për një restort të till në zonë të mbrojtur, por përgjigjia që ka marrë ka qenë e paqartë.

Resort në parkun Kombëtar të Butrintit? Kompania ka projektin,
Postimi i Auron Tares

"P.S sipas kryetarit të Bashkisë Konispol, Bashkia nuk ka asnjë informacion dhe nuk ka asnjë dijeni për ndonjë leje në këtë zonë të mbrojtur,"-shton Tare.

Ndërkohë "Enea Resort", një godinë që do të ndërtohet nga kompania "bvghousing.fi", në emër të Lulzim Bexhetit, ka hapur një faqe zyrtare në Facebook që më 25 janar të këtij viti dhe ka nisur që të "shesë" konceptin e saj për ndërtimin mbi majën e malit.

Resort në parkun Kombëtar të Butrintit? Kompania ka projektin,Resort në parkun Kombëtar të Butrintit? Kompania ka projektin,

Në mediat e Shqipërisë por edhe në Kosovës, Lulzim Bexheti, përshkruhet si arkitekt dhe sipërmarrës i vendosur prej 27 vitesh në Finlandë me familjen e tij, ka themeluar Fondacionin “Vjosa” për t'i ardhur në ndihmë fëmijëve që janë pjesë e spektrit të autizmit.

Resort në parkun Kombëtar të Butrintit? Kompania ka projektin,Resort në parkun Kombëtar të Butrintit? Kompania ka projektin,

Por po ashtu theksohet se janë pronarë të "BVG Housing", një kompani që sipas mediave të tjera është mirënjohur në fushën e ndërtimtarisë dhe arkitekturës si kompani inovatore./ZËRI

Poll

MOS HUMB