Aktualitet

Shmanget tragjedia në Fier, merr flakë bombola e gazit, zonja e shtëpisë me djegie në fytyrë

Menjëherë, ajo është dërguar në spitalin e Fierit, ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

k.m.
Shmanget tragjedia në Fier, merr flakë bombola e gazit, zonja e
Pamje nga vendi i ngjarjes

FIER- Një ngjarje e rëndë është shmangur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen "Kastriot", Fier, ku edhe ka shpërthyer një bombul gazi rrezikoi të shpërthente në një pallat trekatësh. Si pasojë e shpërthimit, ka mbetur e lënduar gruaja e shtëpisë, e cila ka pësuar djegie në fytyrë. Në momentin që ka shpërthyer zjarri, ajo ka tentuar dhe ia ka dalë që të shuajë flakët, por nuk ia ka dalë pa pësuar djegie në fytyrë.  

Menjëherë, ajo është dërguar në spitalin e Fierit, ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse, për të parandaluar një shpërthim të mundshëm nga akumulimi i gazit në zonë. Teksa zjarrfikësit kanë hapur dritaret dhe kanë kryer ajrosjen e të gjithë banesës, ndërsa të gjithë banorët e tjerë të pallatit janë evakuuar përkohësisht.

Në kohën kur ishin në zonë, Policia u ka bërë thirrje edhe drejtuesve të mjeteve në zonë që të mos ndiznin makinat e tyre, për të mos shkaktuar asnjë shkëndijë që mund të provokonte një tjetër shpërthim të mundshëm./ZËRI

Poll

MOS HUMB