Aktualitet

'Revanshi'/ GJKKO dënon 5 anëtarë: 7.4 vite për vëllain e ish-deputetit Ndreca, 6.8 vite për ish-efektivin e RENEA-s (EMRAT)

Bëhet fjalë për grupin me 5 anëtarë, pjesë e të cilit është edhe vëllai i ish-deputetit socialistm Eduard Ndreca.

zh.ll
'Revanshi'/ GJKKO dënon 5 anëtarë: 7.4 vite për
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar pesë anëtarë të një grupi kriminal, në një fraksion të dosjes së SPAK-ut të njohur si “Revanshi”, për një sërë veprash të rënda penale. Bëhet fjalë për grupin me 5 anëtarë, pjesë e të cilit është edhe vëllai i ish-deputetit socialistm Eduard Ndreca.

Sipas vendimit:

-Ish-efektivi i RENEA-s, Adrian Prikli, dhe Devis Bajramaj janë dënuar me 10 vite burg, dënim që për shkak të gjykimit të shkurtuar u reduktua në 6.8 vite.

-Elvis Ndreca, djali i xhaxhait të ish-deputetit socialist Eduard Ndreca dhe Edison Muçeku u dënuan secili me 8 vite burg që prej gjykimit të shkurtuar shkon në 5.4 vite.

-Armando Ndreca, vëllai i ish-deputetit Ndreca, u dënua me 11 vite burg që me gjykim të shkurtuar shkon në 7.4 vite.

Në dosjen e SPAK bëhet me dije edhe akuzat që rëndojnë ndaj grupit kriminal. Sipas dosjes, më 4 nëntor 2020, në Urën e Tapizës në Fushë-Krujë, Albert Zaja dhe persona të tjerë kanë tentuar të vrasin me armë zjarri Durim Bamin dhe Ervin Kodrën.

Sipas hetimeve, në periudhën maj-korrik 2020, Albert Zaja dhe Edison Muçeku kanë siguruar mjetet për vrasjen e Hamza Terziut. Ndërsa gjatë muajve korrik-gusht 2020, edhe Elvis Ndreca ka siguruar mjetet për vrasjen e Durim Bamit. 

Në periudhën maj-korrik 2020, Albert Zaja dhe Edison Muçeku kanë siguruar mjetet për vrasjen e Hamza Terziut. Ndërsa gjatë muajve korrik-gusht 2020, edhe Elvis Ndreca ka siguruar mjetet për vrasjen e Durim Bamit.

Në tetor 2020 Armando Ndreca ka organizuar dhe financuar grupin që prodhoi dhe shiti 243 kilogramë kanabis në Lezhë. Ndërkohë, gjatë viteve 2020-2021, Deivis Bajramaj dhe Adrian Pikli dyshohet se janë përfshirë në tregtinë e paligjshme të armëve dhe municioneve, duke ua shitur ato edhe personave me precedentë penalë.

"Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, provohet se:

Më datë 04.11.2020, tek Ura e Tapizës në Fushë Krujë, A. Z dhe persona të tjerë tentuan të vrisnin me armë zjarri shtetasit D. B dhe E.K.

Maj–Korrik 2020 – A.Z dhe E.M siguruan mjetet për vrasjen e shtetasit H.T.

Korrik–Gusht 2020 – E.N siguroi mjetet për vrasjen e shtetasit D.B.

Tetor 2020 – A.N organizoi dhe financoi grupin që prodhoi dhe shiti 243 kg kanabis në Lezhë.

2020–2021 – D.B dhe A.P u përfshinë në tregtinë e paligjshme të armëve dhe municioneve, duke i shitur edhe personave me precedent penal", theksohet në dosjen e SPAK. 

“Revanshi” është dosja e një hetimi të gjerë ndaj disa grupeve kriminale që vepronin në qytete të ndryshme të vendit, të cilët akuzohen për përfshirje në tentativa vrasjesh, atentate të porositura, trafik droge dhe armësh, si dhe krijim të strukturave të organizuara kriminale. "Revanshi" konsiderohet një nga hetimet më të rëndësishme të SPAK, që përfshin disa episode dhe persona të dyshuar për përfshirje në aktivitete të rënda kriminale./ZËRI

Poll

MOS HUMB