Aktualitet

Riaktivizohet zjarri në Çërrilë të Mallakastrës, flakët përhapen me shpejtësi

Vatra ndodhet larg zonave të banuara dhe deri më tani nuk raportohet rrezik për banorët.

M.K.
Riaktivizohet zjarri në Çërrilë të Mallakastrës,
foto nga zjarri

MALLAKASTËR- Është riaktivizuar zjarri në Çërrilë të Mallakastrës pasditen e kësaj të enjteje, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me pisha. Flakët po përhapen me shpejtësi, ndërsa terreni i thyer po e vështirëson ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse për vënien në kontroll të situatës.

Në terren janë angazhuar 4 mjete zjarrfikëse, 30 forca të Armatosura dhe 20 forca bashkiake. Pas kërkesës për mbështetje nga ajri, në zonë ka mbërritur edhe një helikopter, i cili do të marrë pjesë në operacionin për shuarjen e zjarrit. Vatra ndodhet larg zonave të banuara dhe deri më tani nuk raportohet rrezik për banorët./ZËRI 

Poll

MOS HUMB