
KORÇË-Reshjet e dëborës janë rikthyer në qarkun e Korçës mbrëmjen e djeshme nga ku mësohet se nisë në lartësitë mbi 1200 m. Reshjet janë regjistruar në fshatrat e Dardhës dhe Vithkuqit, ndërsa sipas informacioneve intensiteti i tyre është i ulët.
Borëpastrueset, firmat kontraktore kanë zbritur në terren për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve. Vlerat e temperaturave qëndrojnë në 2 gradë, ndërsa pritet që dëbora të vijojë. Rreth 150 familje në fshatrat e Njësisë Administrative Rehovë kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e një defekti në nënstacionin e zonës. Po ashtu, pa furnizim me energji kanë mbetur edhe 12 familje në fshatin Lekas.
Ndërkohë reshjet e dendura të shiut të një natë më parë në Bulqizë janë shoqëruar edhe me reshje dëbore në lartësinë 700 metra mbi nivelin e detit si dhe temperaturave ulëta. Reshje dëbore ka patur edhe në afërsi të minierave të Zonës D, si dhe tek minierat e Tërnovës dhe ato të Martaneshit. Aktualisht nuk ka probleme në rrugë./ZËRI