TIRANË-Gjykata e Posaçme ka shtyrë për më 15 janar seancën gjyqësore ndaj Altin Hajrit, i akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës. Shkak është bërë mungesa e një prej anëtarëve të trupit gjykues. Vetë Hajri gjykohet në mungesë, psi prej pesë vitesh rezulton në kërkim si organizatori i rrëmbimit dhe vrasjes së Prengës në janar 2020.
Gjykata e Posaçme e Apelit ka dënuar me vendim të formës së prerë, me burgim përjetë, Festim Bexhdili, ish-kopshtari i kompleksit në Shijak ku u dërgua pas rrëmbimit e nga ku u zhduk më pas trupi i Jan Prengës. Sipas SPAK, Festim Bexhdili ka qenë në ambientet e kompleksit “Golden” kur aty është dërguar trupi i Jan Prengës dhe ka ndihmuar rrëmbyesit ta zhvendosë trupin nga një automjet në tjetrin.
Prenga u rrëmbye dhe zhduk si hakmarrje për grabitjen e një ngarkese me mbi 100 kg kokainë në Angli nga vëllai i viktimës, ngarkesë që dyshohet se i përket grupit të drejtuar nga Dritan Rexhepi, i cili gjithashtu ndodhet pas hekurave, por ka mohuar çdo lidhje me krimin në fjalë./ZËRI