Aktualitet

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës/ Flet për herë të parë Dritan Rexhepi: S'kam lidhje!

Për herë të parë ka dhënë dëshminë e tij në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Jani Prengës.

k.m.
Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës/ Flet për herë të
Dritan (Gramoz) Rexhepi

TIRANË- Dritan (Gramoz) Rexhepi ka dalë për herë të parë para një Gjykate shqiptare. Për herë të parë ka dhënë dëshminë e tij në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Jani Prengës. Në fjalën e tij, Rexhepi ka mohuar të ketë njohje me Gentian Funiqin (Docaj), i arrestuar rreth 2 vite më parë në Spanjë. Madje pretendoi se ka prova, e gjithashtu kundërshtoi provat e paraqitura deri më tani nga SPAK.

“Në burgun e Pratos kam qenë në sigurinë e lartë pasi kisha apelin në Firence dhe me mbajtën 10 ditë. Nuk e njoh, se kam parë ndonjeherë në jetën time Gentian Funiqin. Do ja faktoj këtë prokurorëve me prova në vijim,”- ka deklaruar Rexhepi.

I shumëkërkuari i drejtësisë shqiptare, Dritan Rexhepi i njohur edhe me emrin Gramoz mbërriti në vendin tonë mesditën e 8 janarit, pasi u ekstradua nga Turqia. Pasi mbërriti në aeroportin e Rinasit u transferua në burgun '313'. Rexhepi akuzohet për tre vepra penale: rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, vrasje në Krujë vite më parë, falsifikim dokumentesh në Fier. Jan Prenga u rrëmbye në zonën e Kamzës në Janar të vitit 2020, ndërkohë që edhe pse kanë kaluar gati 4 vite nga ky krim, trupi nuk është gjetur ende, ndërkohë që SPAK ka mbyllur hetimet, ku dhe ka akuzuar zyrtarisht Rexhepin si porositës së rrëmbimit të 47-vjeçarit nga Kamza.

Përmes pamjeve filmike është provuar se Jan Prenga u vra në makinë, ndërkohë që trupi i tij u dërgua në resortin Golden në Shijak, në pronësi të vëllezërve Hajri. Dritan Rexhepi, së bashku me shtetasit Gentjan Funiqi, Martin Bleta dhe Korado Keshteja, u akuzuan zyrtarisht: për kryerjen e veprave penale “Rrëmbim apo mbajtje peng e personit” kur është shkaktuar vdekja, parashikuar nga nenet 109 paragrafi i tretë dhe 28/4 të Kodit Penal, “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”, parashikuar nga nenet 278 paragrafi i parë dhe 28/4 i Kodit Penal, “Fshehja dhe asgjësimi i kufomës”, parashikuar nga nenet 303 dhe 28/4 i Kodit Penal, “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333a/1 dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334/1 i Kodit Penal.

I konsideruar si “mbreti i kokainës”, Dritan Rexhepi u arrestua më 20 nëntor 2023 me dokumente false kolumbiane me emrin Benjamin Omar Perez Garcia, në një vilë luksoze, brenda së cilës u gjetën para dhe bizhuteri. Në Turqi mundi të hyjë përmes aeroportit të Stambollit, ndërsa autoritetet italiane e gjurmuan dhe njoftuan kolegët turk që e ruajtën për disa ditë në vilë dhe pasi u bindën ndërhynë për kapjen e tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB