Aktualitet

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, GJKKO dënon me burg përjetë Altin Hajrin

Aktualisht Hajri ndodhet në arrati, ndërsa ka mohuar akuzat përmes avokatit të tij dhe tha se nuk ka pasur dijeni mbi planin e rrëmbimit.

F.I
Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, GJKKO dënon me burg
Jan Prenga dhe Altin Hajri

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dënuar me burgim të përjetshëm Altin Hajrin, i cili akuzohet për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, ngjarje e ndodhur në janar 2020. Aktualisht Hajri ndodhet në arrati, ndërsa ka mohuar akuzat përmes avokatit të tij dhe tha se nuk ka pasur dijeni mbi planin e rrëmbimit. 

Sipas avokatit Aranit Roshi, Hajri nuk ka asnjë përfshirje në këtë ngjarje.  Avokati i tij deklaron se nuk ekziston asnjë provë që e lidh Hajrin me ngjarjet kriminale, duke argumentuar se ai ka qenë në burg në Holandë në kohën kur u humb droga dhe nuk ka pasur asnjë komunikim me rrëmbyesit. Ditën e ngjarjes, avokati pretendon se Hajri nuk dinte çfarë kishte ndodhur, madje i është afruar dhe i ka dhënë ujë pasi Prenga ishte i shtrirë në tokë dhe i ishtë thënë se ishte sëmurë. Në atë moment, pasi ka kuptuar se për çfarë bëhej fjalë, ai ka larguar familjarët e tij nga biznesi. 

Më herët, për të njëjtën ngjarje, Gjykata ka dënuar gjithashtu me burgim të përjetshëm edhe Festim Bexhdilin, i cili është shpallur fajtor për rolin e tij në këtë çështje.

Si ndodhi pengmarrja  dhe vrasja e Jani Prengës?

Vrasja e Prengës erdhi pas vjedhjes së 260 kg kokainë nga vëllai i viktimës në Portin e Portsmuthit. Kokaina u vodh nga Astrit Prenga, Gëzim Shullani, Xhuliano nga Shkodra dhe një rumun. Pronarët morën hakun në Shqipëri! Fillimisht u vu në pranga tetë persona, kryesisht anëtarë të familjes Hajri, por ata u liruan një e nga një. Për gjykim u dërguan: Dritan Rexhepi (aktualisht i arrestuar në Turqi), Gentjan Funiqi, Martin Bleta e Korado Kështeja. Gjithashtu të pandehur janë marrë Artan Doçaj, Aldo Majnishta dhe Geraldo Martini, SPAK pretendon se Dritan Rexhepi dhe Gentjan Funiqi (Doçaj) kanë urdhëruar rrëmbimin, ndërsa organizimi është kryer nga të pandehurit Martin Bleta e Korado Keshteja. Rrëmbimi është bërë në Shqipëri në datën 17.01.2020, nga të pandehurit Artan Doçaj, Aldo Majnishta, Geraldo Martini dhe një person tjetër i paidentifikuar./ZËRI

Poll

MOS HUMB