Aktualitet

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, Hajri mohon akuzat nga arratia: S' kam lidhje, vetëm i dhashë ujë dhe u tremba kur...

Avokati Aranit Roshi ka mohuar akzuat ndaj Hajrit, duke pretenduar se Hajri nuk ka asnjë përfshirje në këtë ngjarje.

zh.ll
Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, Hajri mohon akuzat nga arratia:
jan prenga-altin hajri

TIRANË- Në GJKKO është mbajtur sot seanca për të pandehurin Altin Hajrin, i cili akuzohet për rrëmbin dhe zhdukjen e Jan Prengës, ngjarje e ndodhur në janar 2020. Altin Hajri, për të cilin SPAK dha pretencën dhe kërkoi burgim të përjetshmë, po gjykohet në mungesë pasi ndodhet në arrati.

Gjatë seancës së sotme, mbrotja e të pandehurit ka bërë këtë kundërshtimet përfundimtare para se gjykata të shprehet me vendim. Avokati Aranit Roshi ka mohuar akzuat ndaj Hajrit, duke pretenduar se Hajri nuk ka asnjë përfshirje në këtë ngjarje.  Avokati i tij deklaron se nuk ekziston asnjë provë që e lidh Hajrin me ngjarjet kriminale, duke argumentuar se ai ka qenë në burg në Holandë në kohën kur u humb droga dhe nuk ka pasur asnjë komunikim me rrëmbyesit.

Ditën e ngjarjes, avokati pretendon se Hajri nuk dinte çfarë kishte ndodhur, madje i është afruar dhe i ka dhënë ujë pasi Prenga ishte i shtrirë në tokë dhe i ishtë thënë se ishte sëmurë. Në atë moment, pasi ka kuptuar se për çfarë bëhej fjalë, ai ka larguar familjarët e tij nga biznesi. 

Sipas mbrojtësit, pamjet dhe mesazhet e përdorura nga SPAK janë të paplota dhe të pasakta, duke e bërë të pamundur akuzimin e Hajrit për ndonjë shkelje penale.

Avokati Aranit Roshi

Nuk ka një fakt të vetëm që provon lidhjen dhe rrenat e sasisë së kokainës të ketë pasur interes Altin Hajri. Ky i fundit në kohën kur ka humbur lënda narkotike ka qenë në burg në Holandë.

I vetmi fakt që thotë akuza është përdorja e Shijakut nga rrëmbyesit dhe koha e ndërmjetme mes vendit të rrëmbimit dhe vendit të mbërritjes. Duhej që minimalisht që akuza të provonte se ka patur një përgatitje dhe plan mbi destinacionin.

Nuk ka pasur asnjë vend për ta planifikuar situatën, se në të kundërt s’do kishte ndodhur në një ambient publik të hapur, parking, por di ishte planifikuar një vend supozojmë se do ishin marrë masat, edhe që pengu të qëndronte derisa të kthehej kokaina.

Minimalisht do ishin hequr kamerat, dhe s’do liheshin ndezur. Ai s’do zgjidhte për një aktivitet kaq të rëndë kriminal, vendin ku ka një aktivitet dhe familjen e tij.

Nuk ka një përfshirje të Altin Hajrit në këtë ngjarje. Nuk ka asnjë komunikim të vetëm mes Altin Hajrit dhe personave të përfshirë. Nga “SKY”, komunikimi i vetëm i Hajrit me personat e përfshirë, ndodh pas 6 muajsh. Ai e kontakton të shmangi apo ushtrojë presion tek kopshtari Festim Bixhdili të tërheq atë që ka thënë. Por çfarë thotë Altin Hajri, që ç’ka pasur për të thënë e ka thënë, përfshirë ngarkesën që ka pasur.

Por çfarë shkelje penale mund të rezultojë këtu!? Asnjë veprim. Asnjë element të përfshirjes së Altin Hajrit. Deklarimet e familjarëve të Jan Prengës, asnjë dijeni apo informacion për Altin Hajrin. Marrëveshja ka karakter konkret, kur folën, çfarë, kur u takuan çfarë vendosën.

Ajo që ka ndodhur, ka ndodhur për 15 minuta. Altin Hajri ka qenë në ambientin e lokalit. Ka parë personat që kanë ardhur, ne kapuç. Është interesuar, ka pyetur çfarë ndodhi, i thanë është sëmurë. I ka dhënë uji. Ka parë shenja gjaku dhe armë, ka kuptuar se bëhet fjalë për diçka të rëndë dhe ka larguar familjarët nga biznesi. As nuk e ka njohur Jan Prengën.

Një ngjarje kriminale mund të ndodhë sot në një hotel në mes të Tiranës fjala vjen tek “Rogner”, të fusin makinën dikush aty në parking, të lërë drogë apo çfarëdo, s’mund të fajësohet pronari i lokalit për këtë. Nëse do ishte pjesë e marrëveshjes së paku do i adresonte diku tjetër e jo në biznesin e tij.

SPAK thotë se nga pamjet duket që ka qenë duke pritur. Kë ka qenë duke pritur? Rrëmbyesit, të rrëmbyerin? Çfarë të dhënash ka SPAK që Altin Hajri ka pasur kontakt apo komunikim me rrëmbyesit? Nëse po, çfarë është komunikuar. Të priste një peng në biznesin e vet ku ishte gruaja, fëmija prindërit? Kamerat ndezur dhe ku nuk ka përgatitur një vend?

Është totalisht e pakuptueshme. Ka qenë i trembur për jetën e vet dhe të familjarëve të vet. Veprimet e tij nuk kanë qenë të një njeriu të lirë, apo me vullnetin e tij, që shihet duke kapur me një shkop një grril.

Nuk i kanë drejtuar armët, por ai ka parë armët, ka parë gjak. Është gjetur në një rrethanë që kushdo nga ne mund të gjendej, po, duhej të kishte njoftuar autoritetet, por duhet të kemi parasysh ka menduar për sigurinë e familjes së tij dhe të biznesit të tij. Duhet së paku personi ta di që është pjesë e këtij grupi, i këtij plani, por kjo nuk ka ndodhur, ka prova të papërdorshme. Regjistrimet në “ENCRO” s’janë të plota, ose ka ndërhyrje. Dalin vetëm mesazhet që ka nisur Hajri, se ç’ka thënë bashkëbiseduesi janë fshirë. Për akuzën e armëmbajtjes pa leje, nuk ka qenë e tij. As ka pasur dijeni, as akses.

Kanë qenë të pozicionuara në një zonë të kompleksit për të cilat nuk ka pasur dijeni. I ka shoqëruar një pjesë të rrugës autorët, kuptohet në ç’rrethana, i ka orientuar për në Durrës, i kanë thënë të zbresë dhe ka zbritur menjëherë në mes të rrugës, as nuk e ka ditur që Jan Prenga është ende gjallë apo ka vdekur.

Si ndodhi pengmarrja  dhe vrasja e Jani Prengës?

Vrasja e Prengës erdhi pas vjedhjes së 260 kg kokainë nga vëllai i viktimës në Portin e Portsmuthit. Kokaina u vodh nga Astrit Prenga, Gëzim Shullani, Xhuliano nga Shkodra dhe një rumun. Pronarët morën hakun në Shqipëri! Fillimisht u vu në pranga tetë persona, kryesisht anëtarë të familjes Hajri, por ata u liruan një e nga një. Për gjykim u dërguan: Dritan Rexhepi (aktualisht i arrestuar në Turqi), Gentjan Funiqi, Martin Bleta e Korado Kështeja. Gjithashtu të pandehur janë marrë Artan Doçaj, Aldo Majnishta dhe Geraldo Martini, SPAK pretendon se Dritan Rexhepi dhe Gentjan Funiqi (Doçaj) kanë urdhëruar rrëmbimin, ndërsa organizimi është kryer nga të pandehurit Martin Bleta e Korado Keshteja. Rrëmbimi është bërë në Shqipëri në datën 17.01.2020, nga të pandehurit Artan Doçaj, Aldo Majnishta, Geraldo Martini dhe një person tjetër i paidentifikuar./ZËRI

Poll

MOS HUMB