
KUKËS-I gjithë territori i Shqipërisë gjatë mbrëmjes ishte i përfshirë nga moti i keq me reshje shiu, duke shkaktuar probleme në lëvizjen e akseve nacionale e rurale.
Akset rrugore si Kukës-Bushtricë, Kukës-Shishtavec, Krumë-Kam-Tropojë, Bajram Curri-Fierz-Qaf Mali vijojnë të jenë të përfshira nga rënja e gurëve e dherave.
Por situata paraqitet problematike në aksin kombëtarë Kukës-Qaf Mali-Pukë ku nga segmenti Kolsh-Qaf Shllak ka prezencë të gurëve e dherave në rrugë, ndërsa njëra korsi vende vende është e bllokuar nga gurët e dherat. Gjatë natës dhe në mëngjes në këtë segment nuk kishte asnjë punonjës apo mjet të firmës kontraktuese për largimin e dherave e gurëve në rrugë.
Reshjet e dendura të shiut, të regjistruara një ditë më parë, kanë shkaktuar rrëshqitje masive të dherave edhe në kodrën e Currilave në Durrës./ZËRI