Aktualitet

Rrjedha e lumit Drin mori 5 familjarë- Gjendet trupi i pajetë i 7-vjeçares, niveli i ujit u rrit pas hapjes së portave të HEC-it

Familjarët ishin futur për t’u larë dje pasdite vonë në lumin Drin, kur dyshohet se niveli i ujit është shtuar pas hapjes së portave të hidrocentralit në Dibër të Madhe.

F.I
Rrjedha e lumit Drin mori 5 familjarë- Gjendet trupi i pajetë i
FOTO ILUSTRUESE

BULQIZË-Është gjetur trupi i pajetë i vajzës 7-vjeçare, e cila dyshohej se ishte mbytur një ditë më parë në lumin Drin, në Gjoricë të Bulqizës. 5 persona në lidhje familjare me njëri-tjerin, xhaxhai dhe katër nipa e mbesa, ishin futur për t’u larë dje pasdite vonë në lumin Drin, kur dyshohet se niveli i ujit është shtuar pas hapjes së portave të hidrocentralit në Dibër të Madhe.

Për pasojë, rrjedha e ujit i ka marrë ata. Të afërmit e personave të përfshirë lajmëruan Policinë rreth orës 21:00. Forcat e rendit arritën me shpejtësi në vendin e ngjarjes dhe, pas një operacioni intensiv që zgjati afërsisht katër orë, ia dolën të nxjerrin të gjallë katër prej tyre. 

Kërkimet për vajzën e mbytur vijuan edhe sot, trupi i të cilës është gjetur tashmë.

Poll

MOS HUMB