Foto ilustruese
SHKODËR- Kryepolici Skënder Hita ka bërë disa emërime të reja në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit, duke ndryshuar drejtues në disa komisariate dhe një drejtori të rëndësishme kufitare.
Sipas vendimeve të reja, komisar Klodjan Çeka është emëruar shef i ri i Komisariatit në Malësinë e Madhe. Ndërkohë, në Komisariatin e Shkodrës pritet të marrë detyrën Erjon Dume.
Po ashtu, janë bërë ndryshime edhe në strukturat e kufirit, ku drejtues i ri i Drejtorisë së Kufirit në Tiranë është emëruar Boke Bodini.
Emërimet vijnë në kuadër të riorganizimeve të brendshme në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit./ZËRI
Poll