Aktualitet

Safet Gjici kërkon lirimin me kusht, dorëzon kërkesën e dytë në Gjykatën e Elbasanit

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici ka kërkuar lirimin nga qelia duke përdorur si argument gjendjen e tij shëndetësore.

F.m
Safet Gjici kërkon lirimin me kusht, dorëzon kërkesën e
Ish-kryetari i Bashkisë Kukës Safet Gjici

ELBASAN- Ish-kryetari i Bashkisë Kukës Safet Gjici ka dprëzuar për herë të dytë kërkesën për tu liruar me kusht. Kërkesa është dorëzuar nga avokatët e Gjicit në Gjykatën e Elbasanit. Kjo është kërkesa e dytë që Gjici dorëzon, përmes të cilës kërkon lirimin me kusht nga qelia.

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici ka kërkuar lirimin nga qelia duke përdorur si argument gjendjen e tij shëndetësore. Avokati i tij ka pretenduar se Gjici vuan nga një zmadhin i aortës dhe diabet i formës së rënduar. Sipas avokatit, ish-kryebashkiaku ka vuajtur edhe më herët nga këto sëmundje, por gjendja psikologjike ia ka rënduar simptomat.

Safet Gjici u dënua më datë 7 shkurt të këtij viti nga shkalla e parë me 3 vite burg, në aplikim të gjykimit të shkurtuar në 2 vite, nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Safet Gjici u vu në pranga fillimisht i akuzuar për "korrupsion pasiv", pasi dyshohet se ka favorizuar Alma Kaçin, duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet. 

Poll

MOS HUMB