Aktualitet

Berisha i lë shënime Dumanit në SPAK: Amnistues i krimit elektoral dhe shërbëtor i shpifur! Vazhdon lufta për mosnjohjen e zgjedhjeve, Alimehmeti një aset

I pyetur nëse do ta çelë seancën e Kuvendit në shtator, Berisha tha se do të vazhdojë luftën për mosnjohjen e zgjedhjeve. Ai komentoi dhe rastin e doktor Ilir Alimehmeti, të cilin e konsideroi një aset dhe luftëtar, pavarësisht faktit që mbeti jashtë parlamentit.

f.i;f.m

Berisha i lë shënime Dumanit në SPAK: Amnistues i krimit

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është paraqitur sërish sot për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”. Pas daljes nga Gjykata e Posaçme, Berisha u ndal para mediave dhe iu përgjigj pyetjeve të tyre. Kryedemokrati sulmoi kryeprokurorin Altin Dumani, të cilin e konsideroi një ‘shërbëtor’ të Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja dhe të Arben Rakipit.

Berisha foli dhe për zgjedhjet e 11 majit që i konsideroi masakër elektorale, teksa tha se kanë bërë padi të shumta gjatë fushatës, por që asnjëra prej tyre nuk është shqyrtuar. Sipas tij, ky vendim është marrë nga Dumani, të cilin e konsideron si amnistues të krimit elektoral. Këtë gjë, ai tha se ia ka thënë kreut të SPAK, edhe përmes disa shënimeve që i ka lënë në zyrë.

I pyetur nëse do ta çelë seancën e Kuvendit në shtator, Berisha tha se do të vazhdojë luftën për mosnjohjen e zgjedhjeve. Ai komentoi dhe rastin e doktor Ilir Alimehmeti, të cilin e konsideroi një aset dhe luftëtar, pavarësisht faktit që mbeti jashtë parlamentit.

Pjesë nga prononocimi:

Qëndrimi mbrojtës ndaj krimit elektoral përbën një krim të rëndë antikushtetues. Qëndrimi mbrojtës ndaj krimit elektoral i Altin Dumanit, përbën një krim të rëndë antikushtetues në shërbim të narkoshtetit dhe kreut të tij, Edi Rama. Kjo është deklarata që unë i lashë kreut të Skapit.

A po përgatit Partia Demokratike një dosje konkrete për masakrën zgjedhore?

PD ka dorëzuar gjatë fushatës elektorale mbi 15 padi, të cilat natyrisht do kenë fatin e të gjitha padive të tjera, sepse në krye të amnistisë së krimit elektoral, qëndron ai që amnistoi dosjet 184 dhe 339, qëndron vetë Altin Dumani, shërbëtor i shpifur i Ulsi Manjës dhe Arben Rakipit, i keqpërdorur në shkallë ekstreme nga Edi Rama. Ne kemi dorëzuar edhe gjatë fushatës me dhjetëra padi.

SPAK ka dhe prokurorë të tjerë?

Prokurorët e tjerë kanë një drejtues dhe ti e pe rastin e Erion Veliajt, se ti e njeh këtë strukturë këtu. Nuk të bëri përshtypje se si i arrestuari me firmë të Altin Dumanit për këtë gjë u bë fajtor Olsi Dado. Se unë i kisha kërkuar njëherë... paçka se djalin e ka pasur kandidat për deputet të PS. Me një fjalë, për të mbrojtur Dumanin, ia veshën të gjitha ato që kishte bërë Dumani, Olsi Dados. Çfarë mendon ti, se nuk nxjerrin mësim prokurorët nga ai akt që ndodhi? Nxjerrin, pra detyrohen të heshtin. Edhe po të kenë vullnet, me provën që u bë, ata do heshtin.

Do ta çelni seancën apo do të vazhdoni mosnjohjen e zgjedhjeve?

Unë vazhdoj betejën kundër kësaj vjedhje më monstruozen e 32 viteve në historinë e zgjedhjeve pluraliste. Këto vjedhje, kësaj here, kjo vjedhje monstruoze, ka qenë një vjedhje e paralajmëruar, pasi është e denoncuar paraprakisht në 4 rezoluta ndërkombëtare me forcën dhe fuqinë më të madhe. Së dyti, kjo vjedhje është denoncuar në raportin paraprak të vëzhguesve ndërkombëtarë. Ne vazhdojmë betejën tonë gjer në rikthimin e të drejtës së votës së lirë të shqiptarëve......Kjo pyetje e ka përgjigjen. Nuk do mund të ndodhë ndonjëherë ajo, dhe u siguroj se beteja jonë do vazhdojë gjer në rikthimin e votës së lirë të shqiptarëve. Të mos mendojë njeri se ne intimidohemi, as se ne impresionohemi, përkundrazi. Çdo përpjekje për të përligjur vjedhjen, vetëm sa dëshmon amoralitetin dhe bashkëfajësinë e të gjithë atyre që e ndërmarrin. Sepse vjedhja kësaj here ka ndodhur publikisht, me vendime qeverie, pa u fshehur fare. Ndaj dhe ne qëndrojmë të fuqishëm dhe kemi besim se do t’ia dalim.

Si ndiheni që një doktor si Ilir Alimehmeti mbeti jashtë Parlamentit?

E vërteta është se nuk e humbi fare. Ai është një luftëtar i çmuar dhe i shquar i PD-së dhe tregoi shkallën e lartë të pëlqyeshmërisë që kanë qytetarët për të. Natyrisht listat mund të ishin në disa lloje, por fakti që ai mblodhi ato vota, dëshmoi se ai është një veprimtar shumë i respektuar dhe i çmuar. Unë nuk besoj se vetëm parlamenti është përfaqësim, një parti ka shumë përfaqësime. Shumë mirë që e morët zotin Ilir shembull. Vërtet ai është një intelektual me pëlqyeshmëri të lartë dhe reputacion shumë të mirë.

Kreu i PD akuzohet për veprën penale të korrupsionit të kryer në bashkëpunim në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Seancën e kaluar Berisha publikoi dokumentet që sipas tij vërtetojnë dënimin e gjyqtares Irena Gjoka nga gjykata e Janinës dhe rrjedhimisht bëjnë vendimet e saj ndaj ish-kryeministrit të pavlefshme./ZËRI/

Poll

MOS HUMB