Aktualitet

Sekuestrohen 45 mijë euro në portin e Sarandës, nisin hetimet për shtetasin grek

Tentoi të dilte nga Shqipëria, me 45 000 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht shtetasi grek

E.K
Sekuestrohen 45 mijë euro në portin e Sarandës, nisin hetimet
PARATE E SEKUESTRUARA

SARANDË- Një shtetas grek, i identifikuar si Grigorios Vlachopoulos, banues në Greqi, u procedua penalisht pasi u kap duke tentuar të nxirrte nga Shqipëria 45 000 euro pa i deklaruar. Ngjarja ndodhi në pikën e kalimit kufitar të Sarandës, gjatë kontrolleve të rregullta për parandalimin e paligjshmërisë. Shuma e parave u sekuestrua nga policia.

NJOFTIMI

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë PKK Port Sarandë/Goditet një rast i mosdeklarimit të parave në kufi. 

Tentoi të dilte nga Shqipëria, me 45 000 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht shtetasi grek.

Sekuestrohet shuma e parave.

Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Port Sarandë, gjatë kontrolleve të vazhdueshme që kryejnë me synim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, i kanë gjetur një shtetasi, në çantë, 45 000 euro, të cilat ai po tentonte t’i nxirrte nga Shqipëria, pa i deklaruar.   

Në vijim të veprimeve për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin grek G. V., banues në Greqi.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Poll

MOS HUMB