
TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur nën sekuestro një pjesë të pasurive të Indrit Veizit dhe ka pranuar kërkesën e tij për lirimin nga sekuestro të një pjesë të tyre. Pesë pasuri, të cilat dyshohet se i ka përfituar nga burime të paligjshme, janë vënë nën sekuestro, ndërsa katër të tjera, janë liruar.
Indrit Veizit i është konfiskuar një autobus i markës “Volvo”, një makinë e markës “Mercedes Benz S300”, një trailer dhe aksionet në dy kompani.
Ndërkohë i janë liruar nga sekuestro dy apartamente, një tokë arë dhe një automjet.
Pasuritë e konfiskuara:
-Automjetit autobus, i markës Volvo, me ngjyrë të zezë, i vitit të prodhimit 1998 në emër të Indrit Vezi
-Automjetit autoveturë, i markës Mercedes Benz S300, me ngjyrë të zezë, i vitit të prodhimit 1998, në emër të Indrit Vezi
-Trailer, me Kontratë shitblerje, me palë blerëse D.V, në emër të Shoqërisë DYLAVER VEZI Shpk me NIPT Nr. L2114503K, për blerje automjeti e llojit gjysmë rimorkio e markes KRONE SD K, me vlerë transaksioni 11.000,00 Euro.
-Kuotat si ortak në shoqërinë “TRANS KOMOD” Sh.p.k me numër NUIS (Nipti) L62420503D.
-Firmën si person fizik DYLAVER VEZI me numër NIPTI L62114503K dhe ushtrim aktivitetit Durres, Lagjia nr.14 Shkozet se bashku me asetet e kesaj kompanie
Pasuritë e revokuara nga sekuestro :
-Pasuri Apartament, me sipërfaqe prej 103 m2 e Indrit Vezi, në Tiranë
-Pasuri Apartament, me sipërfaqe prej 51 m2 e D.V dhe E.V, ku vlera e pasurisë fillestare është 34.000 Euro.
-Pasuri Arë, me sipërfaqe prej 1809 m2 në pronësi të shtetasit S.V.
-Automjetit autoveturë, i markës Daimler Benz, me ngjyrë blu, i vitit të prodhimit 1997, në emër të Indrit Vezi, pasi rezulton të jetë e shtetasit K.R.