Aktualitet

Sherr "vipash" në Dhërmi/ Nipi i Frrokut grusht me djemtë e Valbona Selimllarit, ndërhyn dhe një i afërm i Lefter Kokës!

Megjithëse autoritetet nuk kanë reaguar ende për këtë ngjarje, dëshmitarë të ngjarjes kanë arritur të identfikojnë personat e përfshirë në përplasje.

zh.ll
Sherr "vipash" në Dhërmi/ Nipi i Frrokut grusht me
Foto ilustrim: Pamje nga sherri, Silmllari dhe Frroku

DHËRMi- Një përleshje fizike u regjistrua mbrëmjen e djeshme pranë një hoteli në Dhërmi, duke tronditur pushuesit vendas dhe të huaj. Pamjet e sherrit, ku palët e përfshirë shfaqen duke u përleshur me grushte e shkelma, u vu re mungesa e efektivë të Policisë së Shtetit. Megjithëse autoritetet nuk kanë reaguar ende për këtë ngjarje, dëshmitarë të ngjarjes kanë arritur të identifikojnë personat e përfshirë në përplasje. Një dëshmitar ka bërë me dije për JOQ se shkak i sherrit ka qenë nje femër dhe inatet e mëparshme, ndërsa sipas të tij të konfliktuar janë persona jo pak të njohur. Me sa duket, protagonistë janë emra të njohur nga bota e politikës dhe showbiz-it. Bëhet fjalë për nipin e ish-deputetit Mark Frroku, Leon Frroku, djemtë e ish-Miss Shqipëria Valbona Selimllari, Deni dhe Kejni, si dhe një i nipi i ish-ministrit Lefter Koka. 

"Përshëndetje JOQ. Personat që zihen janë çunat e Valbona Selimllarit. Ai që rrihet është Deni Selimllari kurse agresoi është Leon Frroku. Kam qenë vet aty. Personi me bluzë të zezë e me tuta të bardha është vëllai i Denit, Kejn Selimllari. Janë zënë për një femër, kanë patur inate të mëparshme. Leon Frroku e ka sulmuar. Ju lutem anonim", shkruan dëshmitari për JOQ. "Djali që bie në tokë është Deni Selimllari, djali i Valbona Selimllarit. Ai që është sipër makinës është Leo Frroku, nipi i Mark Frrokut. Isha prezent aty dhe i njoh personalisht", shkruan një dëshmitare tjetër.

Kjo shënon një tjetër ngjarje të dhunshme që ka tronditur pushuesit vendas dhe të huaj, pasi ka ndodhur në një nga zonat më të frekuentuara gjatë këtij sezoni./ZËRI

Poll

MOS HUMB