Aktualitet

SHERRI në Kashar!/ A ishte fleta e vlefshme? Celibashi: Nuk është fare e rëndësishme!

Celibashi tha se KQZ ka vepruar me anë të disa masave të menjëhershme, duke pezulluar të gjitha bezhat e vëzhguesve

k.m.
SHERRI në Kashar!/ A ishte fleta e vlefshme? Celibashi: Nuk është
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kryekomisioneri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka shkuar me urgjencë në KZAZ-në e Kasharit pas incidentit të ndodhur për shkak të një vote të kontestuar. Në një prononcim për mediat, Celibashi tha se KQZ ka vepruar me anë të disa masave të menjëhershme, duke pezulluar të gjitha bezhat e vëzhguesve. Po ashtu, lajmëroi se ka përjashtuar të gjithë vëzhguesit partiakë të akredituar, përveç atyre të mediave dhe ndërkombëtarë.

“Mediat të jenë të pranishme gjatë numërimit. Numërimi në KZAZ-në e Kasharit ka filluar. Numërimi pa praninë e vëzhguesve politikë. Përjashto vëzhguesit ndërkombëtar dhe mediat. Mediat kanë të gjithë të drejtën për ta ndjekur procesin që nga dita e parë. Numërimi pa prezencën e vëshguesve politikë. Për shqetësimin e mediave sapo ia kemi komunikuar Policisë së shtetit prezencën tuaj. Nëse nuk ju lejojnë do kthehem përsëri këtu. Diskutimin për fletën për të cilën ndodhi ngjarja nuk është vendi për ta komentuar,”- tha Celibashi.

Policia ka identifikuar dhe ka shoqëruar në Komisariat Rei Nozlli (vëzhguesi i kandidatit të PS), teksa po marrin në pyetje personat që ishin të pranishëm si dëshmitar okular. Ndërsa KQZ ka urdhëruar përjashtimin e çdo vëzhguesi të pranishëm në Kashar./ZËRI

Poll

MOS HUMB