Aktualitet

Sherri në Pukë me sende të forta e mjete prerëse për pronën, Policia: 3 të arrestuar, procedohen 2 të tjerë

Nga hetimet paraprake dyshohet se konflikti ka nisur për motive pronësie mes personave të përfshirë, të cilët janë përplasur me njëri-tjetrin duke përdorur sende të forta dhe mjete prerëse.

zh.ll
Sherri në Pukë me sende të forta e mjete prerëse për
Foto ilustruese

PUKË- Policia ka dhënë detaje të reja për konfliktin e ndodhur mbrëmjen e së martës në fshatin Dedaj të Pukës, ku dy persona mbetën të plagosur pas një përplasjeje për motive pronësie. Nga hetimet paraprake dyshohet se konflikti ka nisur për motive pronësie mes personave të përfshirë, të familjeve Shkreli dhe Istrefi, të cilët janë përplasur me njëri-tjetrin duke përdorur sende të forta dhe mjete prerëse.

Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pukë kanë arrestuar në flagrancë tre personar, babë e bir nga familja Shkreli dhe një 34-vjeçar nga familja Istrefi. Konkretisht në pranga ranë: Sh., 67-vjeç, Fatjon Shkreli 36-vjeç (djali i tij) dhe G. I., 34-vjeç. Ndërkohë ka nisur procedimi në gjendje të lirë për P. I., 60-vjeç dhe bashkëshorten e tij F. I., 43-vjeçe, të gjithë banues në fshatin Dedaj.

Si pasojë e përleshjes kanë mbetur të dëmtuar shtetasit I. Sh. dhe G. I., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi:

Pukë/Arrestohen në flagrancë 3 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë (fqinjë), pasi u konfliktuan me njëri-tjetrin, për motive pronësie.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë arrestuan në flagrancë shtetasit I. Sh., 67 vjeç, F. Sh., 36 vjeç (djali i 67-vjeçarit) dhe G. I., 34 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. I., 60 vjeç dhe bashkëshorten e tij, shtetasen F. I., 43 vjeçe (motra e shtetasit G. I.), të gjithë banues në fshatin Dedaj, Pukë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në fshatin Dedaj, këta shtetas janë konfliktuar për motive pronësie, me njëri-tjetrin, duke përdorur sende të forta dhe mjete prerëse/të mprehta.

Si pasojë e konfliktit, kanë pësuar dëmtime shtetasit I. Sh. dhe G. I., të cilët po marrin mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sende dhe mjete të dyshuara të përdorura gjatë konfliktit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB