SHKODËR- Një 17-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur pasditen e sotme në fshatin Golem.
Mësohet se motomjeti me të cilin udhëtonin dy persona është përplasur me një automjet. Përplasja ka qenë fatale për 17-vjeçarin, i cili nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
View this post on Instagram
Ndërkohë, personi tjetër që udhëtonte në motomjet, shtetasi me inicile E. N., 28 vjeç, ka mbetur i plagosur dhe po merr mjekim në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. M., 50 vjeç, është shoqëruar në ambientet e Policisë, ku do të kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 14:20, në fshatin Golem, automjeti me drejtues shtetasin A. M., 50 vjeç, dyshohet se është përplasur me një motomjet me të cilin qarkullonin 2 shtetas.
Si pasojë, njëri prej tyre, 17 vjeç, ka humbur jetën, ndërsa tjetri, shtetasi E. N., 28 vjeç, po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po kryen veprimet për përcaktimin e rrethanave dhe të shkaqeve të aksidentit./ZËRI