Aktualitet

PAMJET- Shpërthen bombola e gazit në Maliq! Zonja e shtëpisë: Djali më mbeti brenda, dua ndihmë

Si pasojë e shpërthimit, janë lënduar tre anëtarë të familjes. 

F.I
PAMJET- Shpërthen bombola e gazit në Maliq! Zonja e
zonja e shtëpisë

MALIQ-Një bombol gazi ka shpërthyer mëngjesin e sotëm, rreth orës 11:00, në një banesë në fshatin Maliq. Si pasojë e shpërthimit, janë lënduar tre anëtarë të familjes. Aktualisht, ata po marrin mjekim në spitalin e Korçës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. 

E zonja e shtëpisë në Maliq foli për mediat, ku tregoi se si ndodhi shpërthimi. Ajo rrëfen se banesa u mbulua nga ty dhe po kërkonte djalin e saj, i cili mbeti brenda pasi dera nuk hapej. Ndër të tjera ajo ka treguar se ka dëme të mëdha në shtëpi dhe nuk kanë ku të shkojnë, pasi burri i saj dhe vetë ajo janë të sëmurë pa pensione. 

“Morëm bombolën, vetë shpërtheu flama, po e ndërronte nusja, u hap edhe iku. Unë nuk mbaj mënd hiç se u mbush me tym, po kërkoja djalin e madh. I kam në spital, nuk e di si janë. Dëme në shtëpi ka, aman vetëm të mi bëjnë, se bashkia mi ka bërë këto shtëpi, sa ka që mi bëri, dua ndihmë, çfarë të bëj unë, ku t’i gjej, bashkia mi bëri, ja pyesni. Çfarë të bëj ku të shkoj unë, unë burrin e sëmurë, vetë e sëmurë pa pensione pa gjë prej gjëje. Nusja punon në shtëpinë tonë, ka një vit që ka filluar punë, të tërë pa punë jemi. Brenda në shtëpi ishim 3, nusja, unë dhe djali. Djali më mbeti brënda, nuk hapja dot derën, pastaj hapa derën që doli djali”, tha gruaja.

PAMJET- Shpërthen bombola e gazit në Maliq! Zonja e
PAMJE NGA VENDNGJARJA
PAMJET- Shpërthen bombola e gazit në Maliq! Zonja e
PAMJE NGA VENDNGJARJA
PAMJET- Shpërthen bombola e gazit në Maliq! Zonja e
PAMJE NGA VENDNGJARJA

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:00, në Fshat Maliq, në banesën e shtetasit M. M., dyshohet se ka shpërthyer një bombël gazi.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar 3 shtetas, pjesëtarë të familjes, të cilët aktualisht po marrin mjekim në spitalin e Korçës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./ZËRI

Poll

MOS HUMB