Aktualitet

PAMJET- Shpërthen bombola e gazit në Vlorë, banesa bëhet "shkrumb e hi"

Bombula ndodhej në ballkonin e apartamentit kur ka shpërthyer.

F.I
PAMJET- Shpërthen bombola e gazit në Vlorë, banesa bëhet
pamjet nga vendngjarja

VLORË-Një banesë në Vlorë është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar panik për banorët. Incidenti ka ndodhur këtë pasdite në lagjen “24 Maji”, ku një bombul gazi ka shpërthyer, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

Sipas informacioneve paraprake, bombula ndodhej në ballkonin e apartamentit kur ka shpërthyer, duke dëmtuar rëndë fasadën dhe pjesë të brendshme të banesës. Fatmirësisht, deri tani nuk raportohet për të lënduar në njerëz, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, policia dhe shërbimet emergjente, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e shpërthimit./ZËRI

Poll

MOS HUMB