Aktualitet

Shpërthim me lëndë plasëse në Tepelenë, plagosen dy të rinj (EMRAT)

Policia njofton se lënda plasëse ka shpërthyer në një ambient ngjitur me banesën në pronësi të babait të 28-vjeçarit. 

F.I
Shpërthim me lëndë plasëse në Tepelenë, plagosen
PAMJE NGA VENDNGJARJA

TEPELENË-Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në fshatin Mamaj, Tepelenë ku si pasojë Xhulio Salaj, 28-vjeç dhe Lisien Shehu 36 vjeç kanë mbetur të plagosur. Policia njofton se lënda plasëse ka shpërthyer në një ambient ngjitur me banesën në pronësi të babait të 28-vjeçarit. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e llojit të lëndës plasëse, zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:40, janë dërguar në spital shtetasit Xh. S., rreth 28 vjeç, banues në fshatin Mamaj, dhe L. Sh., rreth 36 vjeç, banues në Memaliaj (shokë me njëri-tjetrin), të cilët dyshohet paraprakisht se janë dëmtuar aksidentalisht nga shpërthimi i një lënde plasëse të papërcaktuar, në një ambient ngjitur me banesën e shtetasit P. S, (babai i shtetasit Xh. S.), në fshatin Mamaj.

Shtetasit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e llojit të lëndës plasëse, zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit./ZËRI

Poll

MOS HUMB