Aktualitet

Shqiptari 'kalon' testin e teorisë së patentës në Londër duke përdorur një mashtrues që gjeti në 'Instagram'

Ekipi kundër mashtrimit i DVSA-së më vonë kontrolloi kamerat e sigurisë të qendrës dhe kuptoi se personi që e dha provimin nuk ishte Hasaj.

F.I
Shqiptari 'kalon' testin e teorisë së patentës në
Drilon Hasaj

BRITANI E MADHE-Drilon Hasaj, 30 vjeç, ia dha patentën e tij të përkohshme një personi që e kontaktoi përmes Instagram-it në mënyrë që të mund të jepte provimin teorik të lejes së drejtimit në vend të tij. Hasaj e mori provimin e patentës, por mashtrimi nuk kaloi pa u zbuluar.

Në muajin qershor 30-vjeçari e gjeti 'mashtruesin' në Instagram dhe u vendos që personi ende i paidentifikuar të jepte provimin teorik të drejtimit të automjetit për të. Hasaj ia dha më pas patentën e tij të përkohshme personit, i cili e dha provimin në një strukturë të Agjencisë së Standardeve të Shoferëve dhe Mjeteve (DVSA). Megjithatë, ekipi kundër mashtrimit i DVSA-së më vonë kontrolloi kamerat e sigurisë të qendrës dhe kuptoi se personi që e dha provimin nuk ishte Hasaj, raportojnë mediat e huaja.

Agjencia e informoi atë për pamjet filmike dhe u dërgua në gjykatë, ndërsa 30-vjeçari pranoi para gjyqëtarë se kishte përdorur patentën e tij të drejtimit për mashtrim. Prokurorët kërkuan dënim me burg para gjyqtarëve, por avokati mbrojtës Ghulam Sohail tha se klienti i tij e kishte pranuar fajësinë në rastin e parë të mundshëm, vepra penale ishte e vjetër dhe se ai "në përgjithësi nuk ka prirje kriminale".

Shqiptari u gjobit me 1,653 paund në Gjykatën e Magjistraturës në Highbury dhe 150 orë punë të papaguar. Hasaj do të duhet gjithashtu të ndërmarrë 15 ditë aktivitete rehabilitimi, duke përfshirë tetë ditë të përqendruara në përmirësimin e aftësive të tij të të menduarit./ZËRI

Poll

MOS HUMB