Aktualitet

Plagoset me armë zjarri pakistanezi në Athinë, kush janë dy autorët shqiptarë

Ngjarja ndodhi dje në orën 18.30 të pasdites, kur një person hyri në një dyqan telefonash celularë në rrugën “Patision” dhe qëlloi pronarin e dyqanit, me origjinë pakistaneze.

F.I
Plagoset me armë zjarri pakistanezi në Athinë, kush janë dy
PAMJE NGA VENDNGJARJA

GREQI-Njq plagosje me armë zjarri është regjistruar në Athinë, ku një shqiptar ka qëlluar drejt një shtetasu pakistanez pasditen e djeshme (27 maj). Ngjarja ndodhi dje në orën 18.30 të pasdites, kur një person hyri në një dyqan telefonash celularë në rrugën “Patision” dhe qëlloi pronarin e dyqanit, me origjinë pakistaneze.

Pas ngjarjes autori ka hipur në një 'BMW' gri, që po e priste jashtë, në të cilën ndodheshin tre persona të tjerë, dhe kanë tentuar të arratiset. Pas një ndjekjeje nga policia, makina me të cilën po arratiseshin autorët u përplas me tre automjete të tjera dhe u ndal plotësisht. Policia arrestoi tre persona, ndërsa një i katërt është në kërkim.

Lidhur me rastin në pranga u vendosën, dy shqiptarë, Jerasimo Korkuti 31 vjeç dhe Adi Beqiri 27 vjeç, si dhe një shtetas grek, ndërsa një i katërt arriti të arratisej. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të motiveve të sulmit dhe rolit të secilit prej të arrestuarve në ngjarje./ZËRI

Poll

MOS HUMB