Aktualitet

Shtyu të atin nga shkallët, pasi i vrau nënën! Arrestohet Klementin Islamaj, dënohet me 3 vite burg

69-vjeçari Hysen Islamaj qëlloi disa herë me sëpatë bashkëshorten e tij Shano Islamaj, 66 vjeçe, e cila ndërroi jetë në vend.

F.I
Shtyu të atin nga shkallët, pasi i vrau nënën! Arrestohet
Klementin Islamaj

SARANDË-43-vjeçari Klementin Islamaj nga fshati Shalës, Konispol, ka rënë në prangat e policisë. Arrestimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë e ka dënuar 43-vjeçarin me 3 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Vrasje e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike”. Ismalaj akuzohet për vrasjen e babit të tij, 69-vjeçarin Hysen Islamaj.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë vunë në pranga shtetasin K. I., 43 vjeç, banues në fshatin Shalës, Konispol, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Vrasja e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike”, njoftoi sot policia.

Ngjarja e rëndë ndodhi në gusht të 2024-ës, ku 69-vjeçari Hysen Islamaj qëlloi disa herë me sëpatë bashkëshorten e tij Shano Islamaj, 66 vjeçe, e cila ndërroi jetë në vend. E gjithë ngjarje ndodhi në sytë e mbesës së mitur, e cila lajmëroi të atin, Klementin Islamaj. Kur ky i fundit u kthye në shtëpi dhe pa nënën e vdekur, shtyu të atin nga shkallët./ZËRI

Poll

MOS HUMB