Qytetërim

Shuhet Piro Milkani, regjisori i shquar shqiptar

Milkani është nderuar me tituj dhe çmime të shumta, përfshirë titullin “Artist i Popullit” (1987) dhe medaljen “Ambasador i Filmit Shqiptar” nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë.

F.m
Shuhet Piro Milkani, regjisori i shquar shqiptar
Piro Milkani

TIRANË- Piro Milkani, regjisori i shquar shqiptar ka ndërruar jetë në moshën 86-vjepare. Lajmin e hidhur e ka ndarë me publikun djali i tij, Eno Milkani, përmes një postimi në rrjetet sociale.

"Iku babai, shoku dhe kolegu im,”- shkruan ai në postim.

Piro Milkani lindi në Korçë më 9 dhjetor 1939. Pas mbarimit të shkollës së mesme në qytetin e tij, ai vazhdoi studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Pragë, Çekosllovaki, ku u diplomua si operator filmi. Gjatë viteve të studimeve, ai realizoi filmin e tij të diplomës, Nenavist(Mosmirënjohja), i cili shënoi fillimin e një karriere të suksesshme në kinematografi .

Pas kthimit në Shqipëri, Milkani filloi punën në Kinostudion “Shqipëria e Re” si operator dhe më pas si regjisor. Ai ka realizuar mbi 20 filma artistikë, duke përfshirë tituj të njohur si Ngadhënjim mbi vdekjen(1967), Shtigje lufte(1974), Militanti (1984), Pranvera s’erdhi vetëm(1988) dhe Trishtimi i zonjës Shnajder (2006).

Milkani njihet për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në kinematografinë shqiptare. Milkani është nderuar me tituj dhe çmime të shumta, përfshirë titullin “Artist i Popullit” (1987) dhe medaljen “Ambasador i Filmit Shqiptar” nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë.

Poll

MOS HUMB