VLORË- Situata në pyllin e Poros duket se është normalizuar në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit, pasi në brendësi të pyllit ka ende vatra aktive, ku vijon djegia e trungjeve.
Pasditen e djeshme, zjarri mori përmasa të mëdha pasi u përhap në një sipërfaqe të gjerë pyjore, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe duke rrezikuar ekosistemin e pasur të zonës së mbrojtur. Zjarri ka vijuar për rreth dy ditë, me flakët të favorizuara nga era që u përhapën drejt Pishë-Poros, ndërsa retë e tymit u përhapën deri në Vlorë.
Shërbimi zjarrfikës, ushtria dhe emrgjencat civile u angazhuan për të ndaluar përhapjen e zjarrit. Gjithashtu ka pasur edhe ndërhyrje nga ajri, ku përveç dy helikopterëve të Forcës Ajrore shqiptare, ndihmën për situatën e emergjencës e kanë ofruar gjithashtu dy helikopterë të Emirateve të Bashkuara Arabe./ZËRI