Aktualitet

Situata vijon kritike në Gjirokastër, rrëshqitje dherash dhe bllokime, evakuohen disa familje

Në rrugët e brendshme të qytetin ka akoma prani inertesh dhe në disa vende pranë banesave dhe rrugëkalimeve në lagjet Cfakë, Manalat, Dunavat dhe Granicë ka rrëshqitje dherash.

F.I
Situata vijon kritike në Gjirokastër, rrëshqitje dherash dhe
pamje nga Gjirokastra

GJIROKASTËR-Situata në Gjirokastër vijon të jetë e rënduar. Ka prani inertesh dhe uji në segmentet rrugore Gjirokastër-Kakavijë, Ura e Kardhiqit-Skërficë, Ura e Leklit-Këlcyrë.

Në Bashkinë Gjirokastër, rrugët e brendshme të qytetin ka akoma prani inertesh dhe në disa vende pranë banesave dhe rrugëkalimeve në lagjet Cfakë, Manalat, Dunavat dhe Granicë ka rrëshqitje dherash.

Në fshatin Labovë e Zhapës, Njësia Administrative Odrie ka rrëshqitje dherash pranë 2 banesave Problematika janë krijuar dhe në rrugët rurale që lidhin fshatrat Dhoksat- Qesarat-Këllëz; Mingul e Gjat, në Njësinë Administrative Lunxhëri; si dhe fshatrat Tërbuq, Labovë e Zhapës, Njësia Administrative Odrie.

Në lagjen Manalat, Gjirokastër është evakuuar një familje nga banesa që rrezikon nga rrëshqitjet e dheut dhe ku është sistemuar tek të afërmit. Në fshatin Labovë e Zhapës, Njësia Administrative Odrie, Gjirokastër është evakuar një familje nga banesa që rrezikon nga rrëshqitjet e dheut ku është sistemuar tek të afërmit.

Poll

MOS HUMB