Aktualitet

S'ka qetësi Tirana! Të shtëna me armë zjarri, 34-vjeçari i plagosur me plagë në bark, policia: Jashtë rrezikut për jetën

Nuk dihet se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa pritet për një komunikim zyrtar nga Pol

F.I
S'ka qetësi Tirana! Të shtëna me armë zjarri,
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Një plagosje me armë zjarri është regjistruar në Tiranë. I lënduari A.K 34-vjeç, me plagë në bark mësohet se është dërguar në një spital privat. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:50 gjatë një konflikti, megjithëse ende nuk bëhen të ditura detajet dhe rrethanat.

Uniformat blu bëjnë me dije se autori i dyshuar i ngjarjes është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij. 

"Tiranë/Informacione paraprake

Rreth orës 15:50, në Rrugën e Kavajës, dyshohet se gjatë një konflikti është plagosur me armë zjarri shtetasi A. K., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.", njoftoi sot policia. /ZËRI

Poll

MOS HUMB