TIRANË- Paraqitja e heroit kombëtar Çerçiz Topulli në muzeun e Kalasë së Gjirokastrës ka nxitur reagime dhe revoltë për mënyrën se si është paraqitur Çerçiz Topulli, heroin kombëtar, një prej figurave të njohura të historisë shqiptare.
Imazhi i tij, i parqitur në formën më fyese, aspak i denjë për rëndësinë e figurës së Topullit, ngre gjithashtu shqetësimin për mënyrën se si heronjtë kombëtarë prezantohen përpara publikut dhe turistëve të huaj.
Ndëkohë, për herë të parë, u muzeun e Kalasë së Gjirokastrës, u parqitën edhe veshje, armë dhe sende që lidhen me figurën e tij. Ekspozimi i relikeve të Çerçiz Topullit u realizua në 90-vjetorin e kthimit të eshtrave të tij në vendlindje, ndërsa në 15 Shtator 1936 eshtrat e tij u sollën nga Shkodra për t’u prehur në Gjirokastër.
Kush ishte Çerçiz Topulli?
Çerçiz Topulli lindi në Gjirokastër në vitin 1880 dhe u bë një nga figurat e njohura të lëvizjes kombëtare shqiptare në fillim të shekullit XX. Ai ra dëshmorë më 15 korrik të vitit 1915. Mjedisi familjar në të cilin u rrit e sidomos vëllai më i madh Bajo Topulli, ndikuan në formimin e tij si atdhetar i vendosur
Ishte një i ri i arsimuar me arsim kombëtar, atdhetar e veprimtar i shquar i Rilindjes, udhëheqës i luftës së armatosur të çetave dhe luftoi për çështjen kombëtare, duke u përfshirë në përpjekjet për çlirimin dhe mbrojtjen e trojeve shqiptare.
Në prill të 1907 komandoi çetën e armatosur që vepronte në Shqipërinë e Jugut, e sidomos në krahinat e Gjirokastrës dhe të Korçës. Më 18 mars 1908, pulli drejtoi Luftën e Mashkullorës. Pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor 1912 u vu në shërbim të qeverisë dhe luftoi për mbrojtjen e tërësisë territoriale të atdheut.
Çerçiz Topulli u vra në vitin 1915, në përballje me forcat greke në zonën e Shkallës së Rrapit, në afërsi të Tepelenës.
Për 20 vjet eshtrat e Çerçiz Topullit mbetën pa varr, në Shtoj të Shkodrës, deri sa u zbuluan në vitin 1936 nga Javer Hrushidi, mik fëmijërie me Çerçizin dhe prefekt i Shkodrës aso kohe. Ishte pikërisht ai që identifikoi dhe eshtrat e Çerçizit nga një dhemb floriri, që e kishin të dy të njëjtë. Në zhvarrimin e eshtrave të tyre mori pjesë edhe Enver Hoxha, i cili mbajti edhe një fjalë lamtumire në emër të Gjirokastritëve.
Portrezimi ka pësuar një valë reagimesh. profesori dhe gazetari Mentor Kikia, ka kërkuar publikisht që manekini të hiqet. Përpjekja për të rikrijuar pamjen e Çerçiz Topullit, sipas gazetarit, ka përfunduar në një figurë që duket qesharake.
"Hiqeni këtë dordolec!
Në Muzeun e Kalasë së Gjirokastrës janë ekspozuar veshjet dhe armët e Heroit të Popullit, Çerçiz Topulli.
Por manekini, të cilit i kanë veshur rrobat që mbante heroi, ka tërhequr vëmendjen për shkak se kuratorët janë përpjekur t’i japin pamjen e një shtatoreje bashkë me imazhin që i ngjan disi heroit. Në fakt, nuk kanë krijuar as një shtatore dhe as thjesht një manekin, por një “personazh” qesharak, që mban veshjen, dylbitë dhe pushkën e heroit.
Në vend të këtij dordoleci, mund të ishin mjaftuar edhe thjesht me një trup, pa kokë, pasi qëllimi ka qenë ekspozimi i veshjeve dhe armëve, dhe jo ndërtimi i një shtatoreje të heroit.", shkruan gazetari në "Facebook".
Moderatorja e njohur, Fatma Haxhiu, ka shprehur habinë e saj, duke shkruar shkurtimisht: "Nuk kam më as ça mollois pz!".
Ndërsa në rrjetet sociale ka shpërthyer revolta. Qytetarët, të prekur nga mënyra e paraqitjes, kanë kërkuar heqjen e menjëhershme të saj, duke komentuar se ky imazh nuk mund të përfaqësojë figurën e një heroi kombëtar.
"Turp", "Hiqeni atë karikaturë prej andje dhe paraqiteni Çerçizin siç e njeh historia", "Sabotim i historisë sonë", janë disa prej komenteve në rrjet./ZËRI
