TIRANË-Skandali me ushqimet në Akademinë e Sigurës vijon të jetë alarmat! Rreth 30 studentë të Akademisë së Sigurisë, raportohet të jenë helmuar sërish mbrëmjen e djeshme, ku vetëm rreth dy muaj 56 kursantë përfunduan në spital. Mësohet se studentët kanë pasur simptoma të vjella, diarre, temperaturë dhe dhimbje koke, ku të ndarë në grupe kanë marrë ndihmë mjekësore në spital. Akademia i siguron studentëve, të treja vaktet, me katering, nga kompania SORI-Al.
52 studentë të Akademisë së Sigurisë përfunduan në spital me shenja helmimi me 7 Maj 2026. Të gjithë sapo kishin konsumuar vaktin e drekës në ambientet e akademisë. Policia asokohe arrestoi kuzhinierin dhe Kristjana Plakën teknologe e ushqimit në kompaninë që sillte ushqimin në Akademinë e Sigurisë, ndërsa në gjendje të lirë u vu një tjetër teknologe ushqimi në SORI-Al”. Nga mostrat e marra për analizë, rezultoi se makaronat ishin të kontaminuara me bakteret Escherichia coli dhe stafilokok.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) blloki aktivitetin e kompanisë së kateringut “SORI-Al” të administruar nga Alma Tafani dhe u vendos masë administrative me gjobë në vlerën 1.5 milionë lekë për tregtim ushqimi të pasigurt dhe shkelje të kushteve higjieno-sanitare. Po kompania pak ditë më vonë filloi sërish aktivitetin, pasi analizat e mostrave për higjenën ambientale dhe të pajisjeve të punës brenda ambienteve të kuzhinës së Akademisë së Sigurisë, kanë rezultuar brenda normave të lejuara për treguesit e higjenës./ZËRI

