Aktualitet

Skandali i AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj në 'arrest shtëpie' delegon kompetencat, ja kush merr drejtimin

Mësohet se në krye të AKSHI-t është vendosur Romina Kostani

F.I
Skandali i AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj në 'arrest
Mirlinda Karçanaj

TIRANË-Mirlinda Karçanaj, drejtuesja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), pas hetimit në lidhje me tenderat ka deleguar kompetencat drejtuese. Karçanaj e vendosur në masën e sigurisë 'arrest me burg' dhe e akuzuar për shkelje të barazisë në tendera nuk do të ketë më të drejtën të kryejë veprimet drejtuese në lidhje me organizimet e AKSHI-t, prokurimet apo miratimet. Mësohet se në krye të AKSHI-t është vendosur Romina Kostani.

Po ashtu, Karçanj ka deleguar edhe kompetencat e Titullarit të Autoritetit Kontraktor për AKSHI-n. Sipas vendimit vendimmarrjet që lidhen me çështjet e sigurisë kibernetike do të ushtrohen nga Enis Ylli, Drejtor i Drejtorisë së Monitorimit dhe Mbrojtjes Kibernetike për Sistemet dhe Infrastrukturat e-Gov dhe Marko Cela, Drejtor i Drejtorisë së Infrastrukturës e-Gov.

VENDIMI

Në mbështetje të ligjit nr. 44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”, ligjit nr.90/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore”, të Ligjit nr.43/2023 “Për Qeverisjen Elektronike” të ndryshuar, të Kreut V, neni 21, pika 5 të Ligjit nr. 162, datë 23.12.2020 “Për prokurimin publik” të ndryshuar, të Kreut IX, neni 73, pika 2, të Vendimit nr. 285, datë 19.05.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, të ndryshuar, si dhe të Rregullores së Brendshme Nr.2740 Prot., datë 20.6.2025 “Mbi detyrat dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit”,

5. Ngarkohet Drejtori i Koordinimit të Agjendës Digjitale dhe Projekteve e-Gov me Fonde te Huaja, Drejtori i Monitorimit dhe Mbrojtjes Kibernetike për Sistemet dhe Infrastrukturat e-Gov dhe Drejtori i Infrastrukturës e-Gov, për zbatimin e këtij urdhri.

6. Ngarkohet Sektori i Arkivë Protokollit për njoftimin e këtij urdhri.
Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

Hetimet e SPAK dyshohet se përfshijnë rreth 12 procedura tenderimi, ku ekzistojnë indicie se gara është manipuluar për të favorizuar subjekte të caktuara ekonomike, në kundërshtim me ligjin dhe parimet e konkurrencës së ndershme. Operacioni konsiderohet një nga ndërhyrjet më të rëndësishme të SPAK në sektorin e prokurimeve publike dhe teknologjisë së informacionit, ndërsa hetimet pritet të thellohen edhe ndaj personave të tjerë, përfshirë zyrtarë dhe përfaqësues biznesesh./ZËRI 

Poll

MOS HUMB