Aktualitet

Skandali me “Bee Kids”/ 2 mln blerje, qytetarja: Seti nuk montohet, dua lekët!

Qytetarja në denoncimin e saj ka treguar për blerjen e një seti, vlera e së cilës shkon më shumë se 2 milion lekë, por produkti nuk është vënë në punë, pasi ndryshe nga siç shkruhej në faqen e dyqanit, ‘car seti’ nuk montohej. 

F.I
Skandali me “Bee Kids”/ 2 mln blerje, qytetarja: Seti nuk montohet,
Foto ilustruese

TIRANË- Një rast mashtrimi me blerje online është raportuar në redaksinë e ZËRI-t. Rasti në fjalë ka të bëjë me dyqanin e lodrave dhe produkteve për fëmijë “Bee Kids”. Qytetarja në denoncimin e saj ka treguar për blerjen e një seti, karrocën dhe dhe pajisjen 'isofix' (mbajtjes së fëmijëve në makinë), vlera e së cilës shkon më shumë se 2 milion lekë, por produkti nuk është vënë në punë, pasi ndryshe nga siç shkruhej në faqen e dyqanit, ‘car seti’ nuk montohej. 

"Car Seat (Ndenjësja e makinës) që kthehet në karrocë në pak sekonda mjeti esencial i udhëtimit për prindërit modernë,"-thuhet në përshkrimin e produktit.

Qytetarja ka kontaktuar fillimisht për adaptorët për të montuar pajisjen, por nuk i erdhën dhe ka kërkuar kthimin e lekëve.

Në bisedat me shitësen e dyqanit, kjo e fundit i thotë se është i pamundur rimbursimi dhe nuk mund të procedohet në sistem, pasi klientja ka humbur faturën.

Skandali me “Bee Kids”/ 2 mln blerje, qytetarja: Seti nuk montohet,

Skandali me “Bee Kids”/ 2 mln blerje, qytetarja: Seti nuk montohet,

/ZËRI

Poll

MOS HUMB