Aktualitet

5 orë në SPAK, Erion Veliaj jep 'shpjegime': Bashkëpunova me SPAK! Opozitën do e mundim, shihemi në maj!

Pasi doli kryebashkiaku nuk pranoi të fliste për mediat, duke u shprehur se detajet do t'i jepte gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak. E ashtu ndodhi!

F.I
5 orë në SPAK, Erion Veliaj jep 'shpjegime':
Erion Veliaj

TIRANË-Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka qëndruar sot për më shumë se 5 orë në ambientet e SPAK. "Vizita" e sotme shënon herën e  dytë që Veliaj shkon dhe dëshon në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Sipas të dhënave që janë bërë me dije, Veliaj sot ka dëshmuar lidhur me hetimin e regjistuar nga SPAK për veprën penale të “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë”. Pasi doli kryebashkiaku nuk pranoi të fliste për mediat, duke u shprehur se detajet do t'i jepte gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak. E ashtu ndodhi!

Në mbledhjen e sotme, Veliaj tha se kishte "bashkëpunuar" sot me SPAK, pasi ishte kallëzuar nga një person që nuk ekzistonte, që sipas Veliajt quhet Nesti Angoni. Nuk dha asnjë detaj tjetër se për çfarë ishte kallëzimi, por përçoi një mesazh për opozitën. 

Jashtë SPAK, kryebashkiaku u prit nga disa qytetarë me pankarta në duar me fjalët ‘hajdut i korruptuar’, 'mashtrusi 99-sh', 'të zunë hakat e teatrit e kombinatit'.

PAMJET E PROTESTËS PARA SPAK:

5 orë në SPAK, Erion Veliaj jep 'shpjegime':
protestuesit
5 orë në SPAK, Erion Veliaj jep 'shpjegime':
protestuesit
5 orë në SPAK, Erion Veliaj jep 'shpjegime':
protestuesit

Ndaj Veliajt ka nisur hetimi i pasurisë, dhe SPAK ka kërkuar t’i vendoset në dispozicion çdo veprim bankar dhe çdo transaksion financiar të kryer nga kryebashkiaku, bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, i vëllai Arbër Veliaj dhe nëna, Shqiponja Veliaj. Kjo është hera e dytë që Veliaj paraqitet në SPAK, pasi herën e parë u paraqit më 30 prill të këtij viti. Në atë kohë kryebashkiaku qëndroi për 8 orë në SPAK lidhur me hetimet e Prokurorisë së Posaçme për inceneratorin e Tiranës.

Po ashtu,  bashkëshorja e Veliajt, Ajola Xoxa, mbrëmjen e së hënës (23 dhjetor 2024) u mor në pyetje nga SPAK për rreth 3 orë në kuadër të një hetimi për pasurinë të nisur ndaj kryebashkiakut. Një ditë më pas Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të Xoxës dhe kunatit të saj Arbër Veliaj mbi ankimin ndaj vendimit të GJKKO që lejoi kontrollin e BKH ndaj tyre.

Më 6 dhjetor, teksa kryebashkiaku ndodhej për një vizitë zyrtare 2 ditore në Hamburg, Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit u paraqitën në banesën e Veliajt për të sekuestruar celularin e bashkëshortes së tij Ajola Xoxa. Urdhëri u dha nga hetuesi i SPAK, Olsi Dado. Më pas, së bashku me vetë Xoxën janë paraqitur edhe në galerinë e saj, “Harabel”, për të ushtruar kontroll. Pas interesit të mediave, ka pasur një sqarim nga SPAK lidhur me atë që po ndodh. Sipas Prokurorisë së Posaçme, po kryen hetime për një çështje, por nuk japin detaje të tjera. Vetë Veliaj u shpreh i hapur për hetimet që po kryheshin nga SPAK.Pas kontrollit, reagoi kryedemokrati Sali Berisha. Ky i fundit deklaroi se gjatë kontrollit që BKH ka ushtruar në zyrat e fondacionit “Harabel” të Ajola Xoxës, bashkëshortes së Veliajt, janë gjetur të fshehura 230 mijë euro. Në përgjigjen  Veliaj iu drejtua Berishës, duke e quajtur atë “një hienë të xhindosur", por po ashtu paralajëmroi ankimimin që u bë në Gjykatë nga familjarët e tij. Por si në shkallën e Parë, edhe në Apelin e GJKKO-së, ankimimi për kontrollet është rrëzuar nga trupa gjykuese./ZËRI

Poll

MOS HUMB