TIRANË-Policia pritet të marrë në pyetje kompozitorin dhe producentin e njohur Adrian Hila, pas skandalit seksual me videot intime në studion e rij muzikore, ku shihen dhjetëra artiste dhe këngëtare të njohura shqiptare. Pamjet erotike prej dy netësh kanë qarkulluar me shpejtësi në rrjete.
Efektivët kanë shkuar në banesën e kompozitorit për ta kontaktuar dhe marrë në pyetje, por nuk e kanë gjetur aty. Më pas kanë zhvilluar një bisedë telefonike, ku Hila është shprehur se është shumë i shokuar, i tronditur dhe se e kanë hakeruar. Kompozitori ka deklaruar se do të paraqitet në polici sapo të mbërrijë në Tiranë, për të dhënë deklarimet e tij dhe për të sqaruar versionin e vet lidhur me publikimin e materialeve.
Po ashtu raportohet se Policia ka kontaktuar edhe viktimat, të cilat janë në gjendje të rënduar në lidhje me situatën. Dyshimet paraprake janë për hakerim të sistemit, por hetimet vijojnë për të vërtetuar burimin e materialeve të shpërndara në rrjet. Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike po punon për identifikimin e adresave IP dhe të dhënave të tjera që mund të çojnë në autorët e publikimeve. Autoritet po ndjekin edhe procedurat për heqjen e materialeve intime nga platformat online ku janë publikuar.