Aktualitet

Aksident me vdekje në aksin Fushë-Krujë, humb jetën 22-vjeçari egjiptian (VIDEO)

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi egjiptian ndodhej pasagjer në makinën me drejtues M. S., 18-vjeç, i cili është përplasur me automjetin me drejtues K.C., 44-vjeç.

zh.ll
Aksident me vdekje në aksin Fushë-Krujë, humb jetën
pamje nga aksidenti

KRUJË- Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Tapizë–Fushë-Krujë, në vendin e quajtur “Arrameras”. Si pasojë e aksidentit humbi jetën një 22-vjeçar egjiptian.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi egjiptian ndodhej pasagjer në makinën me drejtues M. S., 18-vjeç, i cili është përplasur me automjetin me drejtues K.C., 44-vjeç. Ky i fundit, ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. 

Noftimi i Policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 01.10.2026, rreth orës 16:50, në aksin rrugor Tapizë–Fushë-Krujë, në vendin e quajtur “Arrameras”, është përplasur automjeti me drejtues shtetasin K. C, rreth 44 vjeç, me automjetin me drejtues shtetasin M. S, rreth 18 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi M. S, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa pasagjeri në automjetin e tij shtetasi egjiptian E. A, rreth 22 vjeç, ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit./ZËRI

Poll

MOS HUMB