Aktualitet

SKANDALI / Raiffeisen Bank ndërtoi 70 m2 pa leje në mes të Tiranës, vendimi i gjykatës (FOTO)

Pas ankesave të banorëve, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit Tiranë konstatoi ndërtimin pa leje, vendosi gjobë dhe kërkoi lirimin e menjëhershëm të hapësirës publike dhe kthim të trotuarit në shërbim të publikut.

Redaksia Zëri
SKANDALI / Raiffeisen Bank ndërtoi 70 m2 pa leje në mes të
Raiffeisen Bank

TIRANË- Zaptimi i hapësirës publike vijon të jetë një çështje e diskutuar, teksa së fundmi në qendër të saj ndodhet një prej institucioneve financiare më të mëdha në vend, Raiffeisen Bank. Sipas WebLajm rezulton se kjo bankë e nivelit të lartë ka zaptuar rreth 70 metra katrorë trotuar që janë përdorur për interes privat, në pjesën e pasme që lidh Rrugën e Kavajës me Rrugën e Durrësit.

Pas ankesave të banorëve, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit Tiranë konstatoi ndërtimin pa leje, vendosi gjobë dhe kërkoi lirimin e menjëhershëm të hapësirës publike dhe kthim të trotuarit në shërbim të publikut.

Nga ana tjetër, banka  e kundërshtoi vendimin dhe iu drejtua dyerve të gjykatës, por edhe kjo e fundit i dha të drejtë  Inspektoratitë të Mbrojtjes së Territorit Tiranë, duke lënë në fuqi gjobën dhe duke detyruar Raiffeisen Bank të përballet me pasojat e shkeljes.

Sipas vendimit të siguruara nga WebLajm, Më 5 shkurt 2026, gjykata ka vendosur që Raiffeisen Bank të paguajë gjobën e vendosur nga IMT, si dhe interesat si kamatëvonesë, duke e çuar në afro 6 mijë euro faturën për bankën. Mbetet për t’u parë nëse banka ka reaguar apo do të reagojë edhe për heqjen e ndërtimit pa leje.

SKANDALI / Raiffeisen Bank ndërtoi 70 m2 pa leje në mes të
vendimi i gjykates,ku IKmt ka fituar ndaj raiffeisen bank

DOKUMENTI 1

BASHKIA TIRANË
INSPEKTORATI I MBROJTJES SË TERRITORIT – NJËSIA 10

Seria Nr: 0008170
Proces Verbal Nr: 8170
Datë: 20.10.2025
Për: Konstatimin e kundërvajtjes

Bazuar në Ligjin Nr. 9780, datë 16.07.2007 “Për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme”, i ndryshuar, si dhe ligje të tjera në fuqi, inspektorët ushtruan kontroll në subjektin:

Subjekti: Raiffeisen Bank
Adresa: Rruga e Kavajës, Tiranë

KONSTATUAN:

Shtesë me sipërfaqe rreth 70 m², e ndërtuar në terren ekzistues.
E mbuluar me konstruksion alumini + gjenerator brenda.
Punime të kryera pa leje nga organet përkatëse.
Referuar ankesës me portalin “Hapësira Ime Publike” (me nr. reference 2025/019-…).
Kërkohet:

Të paraqitet dokumentacioni tekniko-ligjor pranë IMT brenda afateve ligjore në fuqi.

Inspektorët:
(E. Brah… / J. Batrak…)

DOKUMENTI 2
BASHKIA TIRANË
INSPEKTORATI I MBROJTJES SË TERRITORIT – NJËSIA 10

Seria Nr: 0007310
Vendim Nr: 7310
Datë: 29.10.2025
Për: Dënimin me gjobë

Në bazë të procesverbalit nr. 8170, datë 20.10.2025, pas kontrollit në subjektin:

Subjekti: Raiffeisen Bank
Adresa: Rruga e Kavajës, Tiranë

Është konstatuar kundërvajtja administrative:

Ndërtim me sipërfaqe rreth 70 m², i mbuluar me konstruksion alumini dhe vendosje gjeneratori, pa leje ndërtimi.

Bazuar në ligjin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit dhe Ligjin nr. 10 279, datë 20.05.2010 “Për kundërvajtjet administrative”.

VENDOSA:

Dënimin e kundërvajtësit Raiffeisen Bank me gjobë në masën:

93,200 (nëntëdhjetë e tre mijë e dyqind) lekë të reja.

Gjobë që duhet të paguhet brenda 10 ditëve nga data e njoftimit të vendimit.
Vendimi mund të ankimohet në gjykatë brenda 10 ditëve.
Ankimi nuk pezullon ekzekutimin e tij.

Kryeinspektori
(Firmë dhe vulë)

Poll

MOS HUMB