
TIRANË- Mjeku onkolog Edmond Gashi është rikthyer në krye të detyrës në klinikën e tij private "Megis". Lajmin e ka bërë vetë me dije në një dije në një postim në rrjetet sociale të klinikës. Në postim, Gashi shkruan se tashmë është rikthyer në detyrë, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur që të zbusë masën e sigurisë duke e lënë në "detyrim paraqitje" në këmbim të garancisë pasurore prej 20 milionë lekësh. Kështu që, tashmë Gashi mund të vazhdojë punën si mjek në klinikat private.

"Përshëndetje të dashur pacientë! Me kënaqësi ju informojmë se Dr. Edmond Gashi është rikthyer në klinikën tonë dhe është gati t'ju mirëpresë me kujdesin dhe përkushtimin që e karakterizon. Pas një periudhe sfiduese, Dr. Gashi është plotësisht i përkushtuar të vazhdojë të ofrojë shërbimin e tij profesional për të gjithë ju. Ju ftojmë të rezervoni takimin tuaj për një përkujdesje shëndetësore të përkushtuar dhe të plotë. Ju ftojmë të rezervoni takimin tuaj për një përkujdesje shëndetësore të përkushtuar dhe të plotë. Dr. Gashi ju mirëpret,"-shkruhet në njoftimin e klinikës "Megis".
Mesa duket, Gashi ka ndërruar qëndrim ndaj pacientëve, pasi në përgjimet e skandalit të Onkologjikut, kur njoftohej se pacientët kishin temperaturë, mjeku përgjigjej thjesht: Vari l*shtë!
Çfarë ka ndodhur tek Onkologjiku?
Mjekët e punësuar në spitalin shtetëror "Nënë Tereza", kanë shpërdoruar detyrat, duke mos iu dhënë qytetarëve, shërbimin e nevojshëm në spitalin shtetëror, por duke i orientuar ata në spitale private, për të marrë shërbimet që kërkonin. Në spitalin “Nënë Tereza” ka qenë i vendosur dhe burimi i kobaltit që shërbente për radioterapinë, i cili nuk vihej në punë dhe ishte jashtë standardeve, duke u kthyer në një burim rreziku për pacientët. Gjatë hetimit, është bërë e mundur që ky burim të zhvendoset në vendin e përcaktuar. Në kuadër të këtij procedimi është ushtruar kontroll në disa subjekte farmaceutike ku janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme mallrash të dyshuara të kontrabanduara dhe të falsifikuara, shuma 10 000 euro, si dhe një klinikë mjekësore. Aktualisht, me urdhër të Drejtorisë së Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” mjekët dhe koordinatori i spitalit të Onkologjikut janë pezulluar nga detyra deri në përfundim të hetimeve./ZËRI