
SHKODËR- Një denoncim i pazakontë është bërë në Shkodër, ku një i ri ka kallëzuar në Policinë e Shtetit bashkëshorten e tij. I riu pretendon se e shoqja i ka ndërhyrë në rrjetet e tij sociale, madje dhe ia ka keqpërdorur. Më konkretisht, i riu i identifikuar me inicialet V.D., theksin se bashkëshortja i ka përdorur rrjetin "Messenger" për të komunikuar me persona të tjerë, por nuk bëhen me dije detaje të tjera. Në këto kushte, ndaj 26-vjeçares ka nisur një procedim penal.
Njoftimi i policisë:
Një 26-vjeçare me iniciale M.P. (banuese në fshatin Lëpushë) është proceduar penalisht pasi bashkëshorti i saj e ka kallëzuar se ajo ka ndërhyrë dhe ka keqpërdorur rrjetin e tij social “Messenger”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./ZËRI