Aktualitet

Skandali seksual me 16-vjeçaren, shkarkohet shefi i krimeve në Përmet, dyshohet për të tjerë efektivë të përfshirë

AMP ka nisur hetim të thelluar ndaj çdo punonjësi policie që ka pasur dijeni apo lidhje me ngjarjen

Zeri
Skandali seksual me 16-vjeçaren, shkarkohet shefi i krimeve në
Foto ilustruese

PËRMET- Skandali seksual që u zbulua pak ditë më parë me 16-vjeçare në Këlcyrë, ka sjellë pasojat në radhët e Policisë së Qarkut Gjirokastër, për shkak të përfshirjes së efektivëve të policisë.

Në qendër të ngjarjes është vendosur shefi i Krimeve të Komisariatit të Përmetit, Dhurim Çenko, i cili është pezulluar nga detyra dhe është vendosur nën hetim disiplinor për shkelje të rëndë për Policinë e Shtetit.

Pezullimi i Çenkos është bërë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, përmes Drejtorisë së Standardeve Profesionale, ndërkohë që hetimi pritet të zbardhë nëse ai ka pasur dijeni ose përfshirje indirekte në ngjarje.

Në këtë çështje, protagonist është polici Pajtim Baga, i cili është arrestuar dhe ndaj tij Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër ka caktuar masën “arrest me burg pa afat”. Baga është koleg me Dhurim Çenkon dhe rezulton të jetë një nga personat e përfshirë drejtpërdrejtë në këtë skandal.

Ndërkohë, është shpallur në kërkim edhe polici Artur Ago, punonjës i Komisariatit të Tepelenës, i cili shfaqej në video komprometuese duke kryer veprime të turpshme me një vajzë 16-vjeçare.

Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Vlorë-Gjirokastër është informuar për përfshirjen e mundshme të efektivëve të tjerë në këtë rast. Janë marrë masa për hetim të thelluar ndaj çdo punonjësi policie që ka pasur dijeni apo lidhje me ngjarjen.

Zbulimi i abuzimit

Një rast tronditës u raportua pak ditë më parë në Këlcyrë të Përmetit, ku efektivi i policisë Artur Ago 56-vjeç ka pasur marrëdhënie intime me një vajzë 16-vjeçare. Kjo fundit jetonte me njerkun Pajtim Baga 55-vjeç, me profesion polic, i cili sipas asaj që bën me dije policia, gjithashtu dyshohet se e ka abuzuar seksualisht, për rreth 3 vjet, të miturën. Por, historia vazhdon edhe më tej, pasi rezulton se e mitura kishte lidhje intime me një tjetër person, 46-vjeç. E gjithë ngjarja u zbulua përmes një postimi në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për video me përmbajtje intime, të cilat polici 56-vjeçar ia kishte dërguar të miturës.

Videot në fjalë përfunduan në duart e të dashurit aktual të vajzës, i cili sëbashku me një person tjetër kanë shantazhuar policin Artur Ago, kundrejt shumës 1 000 000 lekë. Efektivi i policisë nuk ka pranuar dhe është arratisur nga Kakavija drejt Greqisë, i cili tashmë është shpallur në kërkim nga policia. Ndërsa, njerku dhe dy personat e tjerë të përfshirë janë arrestuar. Ndërkohë, e mitura aktualisht është në kujdesin e familjarëve të saj, si dhe në monitorim të vazhdueshëm të psikologes./ZËRI 

Poll

MOS HUMB