Aktualitet

SKEMA nga burgu i Korydallos/ 20 të burgosur planifikonin arratisjen, do merrnin peng gardianin. Mes tyre dhe shqiptarë

Efektivët kishin marrë informacione se një grup të burgosurish po planifikonin arratisjen, por duke marrë peng një punonjës të burgut.

k.m.
SKEMA nga burgu i Korydallos/ 20 të burgosur planifikonin arratisjen, do
Arma e zjarrit

GREQI- Plani për t'u arratisur nga burgu i Koridhalosit nuk u finalizua kurrë! Policia greke ka zbuluar planin e disa të burgosurve për të lënë qelitë e Koridhalosit. Efektivët kishin marrë informacione se një grup të burgosurish po planifikonin arratisjen, por duke marrë peng një punonjës të burgut. Sipas mediave greke, në pranga kanë përfunduar 20 të burgosur, por identiteti i tyre nuk është bërë me dije. 

SENDET E SEKUESTRUARA BRENDA QELISË:

SKEMA nga burgu i Korydallos/ 20 të burgosur planifikonin arratisjen, doSKEMA nga burgu i Korydallos/ 20 të burgosur planifikonin arratisjen, doSKEMA nga burgu i Korydallos/ 20 të burgosur planifikonin arratisjen, doSKEMA nga burgu i Korydallos/ 20 të burgosur planifikonin arratisjen, doSKEMA nga burgu i Korydallos/ 20 të burgosur planifikonin arratisjen, do

Sipas ERT, bëhet fjalë për persona me origjinë turke, shqiptare dhe greke, të cilët kishin krijuar këtë "ortakëri" me një qëllim të përbashkët; madje kishin arritur që të fusnin në burg edhe një armë zjarri. Tashmë hetimet kanë nisur për të mësuar sesi është gjetur dhe futur arma e zjarrit brenda burgut.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria për Luftën kundër Krimit të Organizuar ka kryer një operacion në orët e para të së shtunës, 5 prill 2025, në një krah të burgut të Korydallos, gjatë të cilit, ndër të tjera, është gjetur një pistoletë dhe municione. Konkretisht, punonjësit e policisë së Prokurorisë së Shkallës,  ushtruan kontroll në një ambient të përbashkët të një qelie, ku brenda një pajisjeje elektrike u gjetën dhe sekuestruan: pistoletë, karikator me -15- fishekë, celular me kartë SIM, karikues celulari dhe një palë kufje me valë. Në këtë kuadër, -20- të burgosur të IEVP-së u arrestuan për shkelje rast pas rasti të legjislacionit për armët, drogën dhe ligjin për masat për sigurimin e paqes sociale në kombinim me nxitjen. Arma e sekuestruar do t'i dërgohet Drejtorisë së Hetimeve Penale për ekzaminim të mëtejshëm laboratorik, ndërsa dosja përkatëse do t'i kalojë organeve përkatëse”./ZËRI

Poll

MOS HUMB