Aktualitet

Snajperë, silenciator e pistoleta! Trafikantët i kalonin armët në furgonin e Mirëmbajtjes Rrugore: Jemi teknikë

Me këtë furgon ata në kanë shmangur kontrollet në doganë duke deklaruar se janë teknikët e mirëmbajties së rrugëve.

F.I
Snajperë, silenciator e pistoleta! Trafikantët i kalonin armët
furgoni ku u kap ngarkesa me arme

TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga arsenali i armëve i gjetur në mes të Tiranës në zonën e 'Myslym Shyrit'. Në pranga u vendos një prej trafikantëve të armëve 34-vjeçari Eugert Sino. Autoritetet ndaluan mjetin me të cilin lëvizte i riu dhe gjatë kontrollit u sekuestruan armët. Por prej muajsh trafikantën u kishin shpëtuar 'syrit' të autoriteteve, pasi kanë përdorur si kamuflim një furgon të loguar me mbishkrimin “Mirëmbajtia Rrugore”.

Snajperë, silenciator e pistoleta! Trafikantët i kalonin armët

Me këtë furgon ata në kanë shmangur kontrollet në doganë duke deklaruar se janë teknikët e mirëmbajties së rrugëve. Nga hetimet ka rezultuar se ky mjet ishte në pronësi të një individi dhe skishte asnjë lidhje me kompani mirëmbajtie por ishte e gjitha një kamuflim.

Policia e kishte ruajtur furgonin e parkuar prej më shumë se një muaji në rrugën “Myslym Shyri”, deri në ndalimin e tij ditën e djeshme (29 tetor), ku u zbuluan armët. Përveç automjetit që u kap në zonën e "Myslym Shyrit", edhe bazën kryesore të grupit, ku mbaheshin armët, në po të njëjtën zonë në afërsi.

Konkretisht u sekuestruan: 12 pistoleta të llojeve  “Beretta”, “Glock”, “Rex Delta”, “Ruger-57” dhe “Tanfoglio”; 6 armë automatike; 5 armë me tytë të gjatë (me shënjestër optike, të ngjashme me snajper);  1 silenciator;  17 krehra për armë zjarri të ndryshme;  pjesë të ndryshme armësh zjarri; 15 000 fishekë; 17 kuti me pranga të ngjashme me ato që përdoren nga Policia;  12 celularë dhe pajisje që përdoren për shpërthime në distancë;  pajisje elektronike gjurmuese (GPS);  pajisje për bllokimin e valëve; pajisje për numërimin e kartëmonedhave; 3 komplete uniformash të ngjashme me ato të Policisë.

Dyshimet janë se armët ishin planifikuar të përdoreshin në ngjarje kriminale nga grupi me bazë në Tiranë, Laç dhe Burrel. Dy perona të tjerë janë shpallur në kërkim si bashkëpunëtorë të Sinos, por identiteti i tyre ende nuk bëhet i ditur./ZËRI

Poll

MOS HUMB