
TIRANË-Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion dhe Kundër Krimit të Organizuar doli sot (24 shkurt) me një njoftim mbi masat e sigurisë për vepra të ndryshme penale që i ka nën kompetencë, shifra që i përkasin vitit 2024.
Në vitin 2024, janë dhënë masa sigurimi për 629 persona në total, prej të cilave masa “arrest me burg” është caktuar për 236 persona sipas SPAK. Sipas bilancit të Prokurorisë së Posaçme, për Korrupsionin, masa “arrest me burg” zë 5.1% të totalit të masave. Kurse për Krimin e Organizuar, masa e sigurisë “arrest me burg” zë 30.84% të totalit të masave të sigurimit të regjistruara.
POSTIMI:
Në vitin 2024, janë dhënë masa sigurimi për 629 persona në total, prej të cilave masa “arrest me burg” është caktuar për 236 persona.
Nga vlera totale:
• Për Korrupsionin, masa “arrest me burg” zë 5.1% të totalit të masave.
• Për Krimin e Organizuar, masa e sigurisë "arrest me burg" zë 30.84% të totalit të masave të sigurimit të rregjistruara.
