Aktualitet

SPAK përfundon hetimet për dosjen "Toyota Yaris", pritet t’i dërgohet GJKKO-s

SPAK i ka komunikuar akuzat edhe avokatit të Eriona Daupajt

F.I
SPAK përfundon hetimet për dosjen "Toyota Yaris", pritet
Aurel Zarka

TIRANË-Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet pë dosjen e “Toyota Yaris” dhe pritet të dërgojë për gjykim dosjen në Gjykatën e Posaçme. SPAK mësohet se i ka komunikuar të hënën akuzën ish-kryeprokurorit e Vlorës, Aurel Zarka, i cili është marrë zyrtarisht i pandehur. Pak ditë më parë, SPAK i ka komunikuar akuzat edhe avokatit të Eriona Daupajt, e cila ndodhet në kërkim. Akuza iu komunikua edhe avokatit Radovan Çela.

Tashmë pritet që avokatët të paraqesin pretendimet e tyre, për një afat 10 ditor dhe me pas Prokuroria do të vendosë për dërgimin e dosjes në gjyq.

SPAK i akuzon kryesisht për ushtrim ndikimi të paligjshëm për të ndryshuar rrjedhën e hetimeve dhe lehtësuar të akuzuarit e dosjes së parë, të grupit që po kontrabandonte nëpërmjet linjës Angli-Belgjikë-Gjermani-Shqipëri rreth 4 mln euro cash në thasë të fshehura në mjete që importoheshin dhe shiteshin në vendin tonë.

E pandehura Erjona Daupaj akuzohet për ndikim për ushtrim të ndikimit për zbulim sekreti hetimor dhe korrupsion.

Radovan Çela ndikim të paligjshëm dhe korrupsion aktiv. Kurse ish-prokurori i Vlorës Aurel Zarka akuzohet për korrupsion dhe ushtrim për ndikim të paligjshëm.

Aurel Zarka është lënë në burg. Ai akuzohet për ndërhyrje të paligjshme dhe ndikim te gjyqtarët e prokurorët për 8 çështje gjyqësore, mes tyre dhe dosja e “Toyota Yaris”. Bashkë me Zarkën u lëshuan tre urdhërarreste për magjistraten Erjona Dautaj, avokatin Radovan Çela si dhe biznesmenin Astrit Vladi, të cilët nuk u ekzekutuan pasi të tre ndodhen jashtë shtetit. Sipas SPAK, Kryeprokurori ka ndikuar në katër raste për lehtësim të hetimeve të dosjes "Toyota Yaris", që nga një hetim për grup kriminal dhe pastrim parash prej 3.4 milionë euro u mbyll me një të dënuar, për mosdeklarim të të ardhurave në kufi.

Poll

MOS HUMB