Aktualitet

SPAK shpall pretencën për një fraksion të "Revanshit", ja sa vite kërkohet për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe...

SPAK ka kërkuar dënime të ndryshme që arrijnë në total 98 vite e 6 muaj burg për të gjithë të pandehurit.

zh.ll

SPAK shpall pretencën për një fraksion të

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë pretencën për një nga fraksionet e dosjes “Revanshi”, ku të pandehur janë Aldo Avdyli, Edson Jozëik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja, Durim Bami dhe Oltion Zefi.

SPAK ka kërkuar dënime të ndryshme që arrijnë në total 98 vite e 6 muaj burg për të gjithë të pandehurit. Ndërsa, duke aplikuar gjykimin e shkurtuar, dënimi i përgjithshëm bie në 65 vite e 8 muaj burg.

Sipas pretencës së prokurorisë, janë kërkuar këto masa dënimi:

Aldo Avdyli – 10 vite burg, që me gjykim të shkurtuar reduktohen në 6 vite e 8 muaj burg.

Edson Jozëik – 15 vite burg, që me gjykim të shkurtuar reduktohen në 10 vite burg.

Oltion Zefi – 20 vite burg, që me gjykim të shkurtuar reduktohen në 13 vite e 4 muaj burg.

Henerigert Mitri – 9 vite burg, që me gjykim të shkurtuar reduktohen në 6 vite burg.

Altin Morina – 13 vite e 6 muaj burg, që me gjykim të shkurtuar reduktohen në 9 vite burg.

Jozi Kraja – 10 vite burg, që me gjykim të shkurtuar reduktohen në 6 vite e 8 muaj burg.

Durim Bami – 21 vite burg, që me gjykim të shkurtuar reduktohen në 14 vite burg.

“Revanshi” është dosja e një hetimi të gjerë ndaj disa grupeve kriminale që vepronin në qytete të ndryshme të vendit, të cilët akuzohen për përfshirje në tentativa vrasjesh, atentate të porositura, trafik droge dhe armësh, si dhe krijim të strukturave të organizuara kriminale. "Revanshi" konsiderohet një nga hetimet më të rëndësishme të SPAK, që përfshin disa episode dhe persona të dyshuar për përfshirje në aktivitete të rënda kriminale./ZËRI

Poll

MOS HUMB