Politikë

SPAK shtyn me 3 muaj hetimet për Arben Ahmetajn

SPAK ka dhënë të njëjtim vendim dhe për familjarët e tij, bashkëjetuesen dhe ish-bashkëshorten e Ahmetaj.

I.F
SPAK shtyn me 3 muaj hetimet për Arben Ahmetajn
Arben Ahmetaj

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka vendosur që të shtyjë me tre muaj hetimet për ish-zëvendës kryeministrin në arrati Arben Ahmetaj. SPAK ia komunikoi avokatit vendimin, ku ka caktuar afatin e ri në muajin mars të vitit 2025, më pas dosja do të kalojë për vlerësim në Gjykatën e Posaçme. Ahmetaj ndodhet në arrati prej muajit korrik të vitit 2023. SPAK ka dhënë të njëjtim vendim dhe për familjarët e tij, bashkëjetuesen dhe ish-bashkëshorten e Ahmetaj.

Ish-zv kryeministri i vendit, Arben Ahmetaj është aktualisht në kërkim ndërkombëtar, teksa mbi të rëndojnë akuzat “Korrupsion pasiv”, “Fshehje pasurie” dhe “Pastrim parash”. Ish-numrit dy të qeverisë i janë sekuestruar disa pasuri. Disa prej pronave dyshohet se janë vendosur nga raporti që ka pasur Ahmetaj me pronarët e inceneratorëve, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto. Vetë Ahmetaj i ka mohuar vazhdimisht akuzat, qoftë për dosjen e inceneratorëve, qoftë për privatizimin e ish-shoqërisë Buka. /ZËRI

Poll

MOS HUMB