
Albana Vokshi
TIRANË-Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi është paraqitur mëngjesin e sotëm në GJKKO. Deputetja, e cila ka qenë dhe kryetare e Komisionit Hetimor Parlamentar të Shëndetësisë për dosjen e “Sterilizimit” është paditur për shpifje nga bizesmenia Vilma Nushi dhe shoqëria e saj “3P Life Logistic”.
Padia është ngritur pas deklaratave që Vokshi bëri si kryetare e Komisionit Hetimor Parlamentar të Shëndetësisë lidhur me dosjen e “Check-up-it”. Vilma Nushi përmes kompanive të saj ka fituar koncesionin e Check Up që po hetohet nga SPAK./ZËRI
Poll